LAJMI I FUNDIT:

Messi – Barcelona, rinovimi gjatë muajit maj

Messi – Barcelona, rinovimi gjatë muajit maj
Getty Images

Lionel Messi dhe Barcelona do të rinovojnë kontratën tyre në muajin maj.

Lajmi bëhet publik nga e përditshmja spanjolle ‘El Larguero‘ sipas së cilës, babai dhe njëkohësisht agjenti i futbollisti Jorge Messi muajin e ardhshëm do të udhëtojë drejt Barcelonës për të zhvilluar një takim me drejtuesit e kampionëve të Spanjës për të diskutuar detajet e fundit të kontratës së re.

Barça TV zbulon videon e rrallë të Messit (Video)
Lexo po ashtu Barça TV zbulon videon e rrallë të Messit (Video)

Gjithnjë sipas ‘El Larguero’ Messi do të nënshkruajë me Barcelonën një kontratë deri në vitin 2022, ndërkohë që ajo aktuale skadon në qershor të vitit 2018.


Përveç kësaj, Messi ka në kontratën e tij një klauzolë të zgjidhjes së saj prej 250 milionë Euro që është një prej arsyeve që kanë frenuar shumë klube që të tentojnë blerjen e futbollistit, transmeton TCh.

Pas rinovimit të Messit, Barcelonës do t’i duhet të zgjidhë çështjen e kontratës së Andres Iniestës dhe atë të rritjes së pagës së portierit Marc Andre Ter Stegen.

Por, ajo që ka më shumë rëndësi për klubin katalanas, është përcaktimi i trajnerit që do të marrë vendin e Luis Enriques, i cili do të largohet nga posti i tij në fund të këtij sezoni.

Në trend Sport

Më shumë
Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

Deco ka gati shitjen e radhës te Barcelona për ta realizuar një top transferim

La Liga
Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Mikel Arteta reagon pasi Arsenali mësoi kundërshtarin në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

Real Madrid mëson vendimin e apelit për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Superkompjuteri përditëson parashikimet pas shortit – zbulohen shanset e secilit ekip për të fituar Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

Zyrtarizimi i lojtarit më të ri të Barcelonës vetëm ‘çështje kohësh’

La Liga
Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Datat për ndeshjen e 1/8-tës, çerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori