LAJMI I FUNDIT:

Mëso!Shqip – platforma që fëmijëve të diasporës ua mëson gjuhën e kulturën shqipe

Mëso!Shqip – platforma që fëmijëve të diasporës ua mëson gjuhën e kulturën shqipe

Në kërkim të një jete më të mirë për ta dhe familjen, shqiptarët përgjatë historisë janë detyruar që të emigrojnë në vendet më të largëta, e që shpeshherë ruajtja e gjuhës dhe kulturës shqipe është sfiduese.

Sot kur me qindra mijëra shqiptarë gjenden larg atdheut dhe rrezikojnë që pasardhësit e tyre ta harrojnë gjuhën e shenjtë shqipe, është krijuar platforma Mëso!Shqip e cila ka vetëm një qëllim: t’i lidhë fëmijët shqiptarë të diasporës me rrënjët e tyre!

View this post on Instagram

A post shared by Mëso!Shqip (@mso_shqip)

Çfarë është platforma Mëso!Shqip?

Mëso!Shqip është platformë virtuale e mësimit të gjuhës shqipe për fëmijët e diasporës.

I tërë plan programi i platformës është i strukturuar në mënyrë unike dhe kurrikula është e krijuar në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Madje, gjatë mësimit të gjuhës shqipe, të gjithë shembujt janë të lidhura me kulturën dhe historinë shqiptare në mënyrë që fëmijët e diasporës ta ruajnë lidhjen me rrënjët e tyre.

View this post on Instagram

A post shared by Mëso!Shqip (@mso_shqip)

Si funksionon platforma Mëso!Shqip?

Platforma i lidhë mësuesit e shquar shqiptarë me fëmijët e diasporës në një ambient virtual, ku çdo nxënës ka instruktorin privat. Pra, një nxënës me një instruktor!

Kjo u mundëson fëmijëve të kenë kujdes të veçantë dhe avancimi në gjuhën shqipe të bëhet me ritëm tejet të shpejtë!

Platforma Mëso!Shqip është moderne dhe përbëhet prej 10 niveleve me mbi 700 leksione për gjuhë, kulturë dhe histori.

View this post on Instagram

A post shared by Mëso!Shqip (@mso_shqip)

Si të bëhem pjesë e platformës Mëso!Shqip?

Nëse ju pëlqen ideja për të qenë pjesë e kësaj platforme, atëherë duhet ta keni parasysh se ju do ta keni një orë falas ku instruktori e vlerëson aftësinë e të folurit shqip në mënyrë që fëmiju të përshtatet me instruktorin sa më të duhur në vazhdim.

Mëso!Shqip ofron 3 pako abonuese dhe secila orë regjistrohet në mënyrë që nxënësi ta ndjekë orën e sapo realizuar disa herë për ta perfeksionuar materialin, ndërkohë që prindërit mund ta shikojnë dhe vërtetojnë kualitetin e mësimit.

Varësisht nga origjina juaj, ju mund të kërkoni instruktor privat për fëmijën tuaj nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Për më shumë informacione rreth platformës Mëso!Shqip kontakto:

Web: www.msoshqip.com
Facebook: Mëso Shqip
Instagram:
Msoshqip
E-mail: info@msoshqip.com

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Ik në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit

Fafa Resort
Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Rreth 2700 punëtorë të Postës dhe Telekomit pa rroga, Sindikata paralajmëron protesta për të martën

Ekonomi
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës

Prishtina Ticket
Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home: Lideri në Industri dhe Partneri i Projekteve Luksoze në Kosovë

Fortesa Home
Ftesë per ofertim

Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO

IPKO
Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Po kërkoni punë? Telegrafi Jobs ka diçka edhe për ty

Ekonomi
Kalo në kategori