LAJMI I FUNDIT:

Mësoni se çfarë thotë forma e hundës për personalitetin tuaj

Mësoni se çfarë thotë forma e hundës për personalitetin tuaj

Mund t’ju duket e çuditshme, por në fakt është e vërtetë se forma e hundës tregon shumë për karakterin e një personi, transmeton Telegrafi.

Kjo gjë është argumentuar edhe nga Abraham Tamir, profesor në Universitetin Ben-Gurion në Negev, Izrael.  Rezultatet e studimit të tij janë publikuar në Journal of Craniofacial Surgery.


Hunda nubiane

Forma e hundës nubiane e dallon veten kryesisht përmes gjatësisë që ka. Ura e hundës është thuajse e drejtë, ndërsa maja e hundës është e drejtuar poshtë. Njerëzit me këtë formë të hundës supozohet se janë kureshtarë, optimistë dhe shpeshherë provojnë t’i akomodojnë të tjerët.

Ata janë të pëlqyeshëm nga të tjerët dhe gjithmonë kërkojnë zgjidhjen e çdo problemi.

Hunda greke

Emri i formës së kësaj hunde është marrë nga skulpturat antike greke. Shumica e skulpturave greke e mbajnë këtë formë të hundës. Personat që kanë këtë formë të hundës janë të rezervuar dhe nuk pëlqejnë të jenë në qendër të vëmendjes. Janë shumë praktik, të besueshëm dhe e kanë të vështirë të flasin hapur për ndjenjat e tyre.

“Hunda e fiksuar”

Shumë njerëz e krahasojnë këtë formë të hundës me sqepin e zogjve. Njerëzit me këtë formë të hundës janë kreativ dhe vet-sakrifikues. Ata i mbrojnë me plot pasion besimet e tyre dhe nuk frikësohen të marrin vendime të rrezikshme për t’i arritur qëllimet e tyre.

Hunda e harkuar

Kushdo që e posedon një hundë të tillë konsiderohet si më i vendosur. Personat me këtë formë të hundës janë të lidhur me punën e tyre dhe janë të shkëlqyeshëm në punë organizative, transmeton Telegrafi.

Hunda në formë butoni

Kjo është ndër format më të zakonshme të hundës dhe njerëzit me këtë formë të hundës janë spontanë në vendimet e tyre, gjë që i bezdisë të tjerët. Ata kanë një mendje të fortë dhe janë të vendosur për atë se çfarë duan.

Hunda e drejtë

Kjo është forma më e zakonshme në Azi. Vrimat e kësaj forme të hundës janë të gjerë, ndërsa maja është e rrumbullakët. Besohet se njerëzit me këtë formë të hundës kanë karakter të fortë, janë shumë temperamentë dhe me pasion.

Hunda e lugët

Forma e kësaj hunde tregon se njerëzit janë zemërgjerë dhe të gatshëm për t’i ndihmuar të tjerët që kanë probleme.

Për shkak të anës të ndjeshme që e kanë, njerëzit me këtë formë të hundës prihen të lëndohen më shpesh nga të tjerët.

Hunda e shtrembër

Ndryshe nga emri, kjo formë e hundës tregon për një karakter të dashur.

Njerëzit me këtë formë të hundës janë shumë të përkushtuar në atë se çfarë bëjnë, dinë si t’i dëgjojnë të tjerët, dhe janë shokë e miq ideal. /Telegrafi/