Mësohet shuma e majme që City shpenzoi në pije vetëm gjatë festës së titullit të Ligës Premier

Manchester City ka shpenzuar rreth 55.000 euro në pije gjatë festës së titullit të Ligës Premier për sezonin 2022/2023.
Citizens fituan tripletën historike këtë edicion duke siguruar titullin e Anglisë, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve.
Ndërsa babai i Jack Grealish (i njohur si ‘i çmenduri’ i festave), Kevin, ka treguar se triumfi i pestë në Ligën Premier në gjashtë vitet e fundit, ka nxitur një festë të shtrenjtë te ekipi i Pep Guardiolas.
Heronjtë e Cityt kishin shkuar në klubin e quajtur Tunnel për t’iu gëzuar suksesit të titullit të kampionit të Anglisë, ndërsa fatura ishte e majme.
Në një prononcim për The Mirror, babai i Grealish ka rrëfyer se klubi kishte shpenzuar plot 47.000 funte (55.000 euro) në pije.
“E kam parë faturën – dhe para se ta thoni – nuk ishte vetëm fatura e pijeve të Jackut. Atë natë, ai u kthye më herët në shtëpi!”, ka treguar babai i futbollistit. /Telegrafi/














































