LAJMI I FUNDIT:

Mësime për jetën, dashurinë, paratë e vetminë nga Robin Williams

Mësime për jetën, dashurinë, paratë e vetminë nga Robin Williams

Kanë kaluar vjet prej se Robin Williams ka ndërruar jetë – është vështirë të besohet se ka kaluar një kohë kaq e gjatë.

Ai ka qenë 63-vjeçar kur ka vdekur, por gjatë jetës së tij ai ka luajtur në qindra role ikonike të cilat kanë sjell gëzim e mendime të thella për miliona njerëz anë e mbanë botës, transmeton Telegrafi.

Robin Williams ka qenë një person qesharak e i komplikuar i cili ua ka ndriçuar njerëzve jetën përmes komedisë dhe gjesteve të tij.

Me të vërtetë se ka qenë i mahnitshëm dhe i paharrueshëm.

Por, ai ka qenë më shumë se aktor e komedian. Ai ka qenë një mashkull me një mendje tejet brilante. Çdo thënie e tij ju bën të mendoni për jetën, dashurinë, gëzimin e qeshjen.

Këto janë disa prej thënieve më të mira të tij, që mund t’ju mësojnë shumë për këto tema:

– “Ju keni vetëm një shkëndijë të vogël të çmendurisë. Mos e humbisni atë”

– “Pavarësisht asaj çfarë ju thonë tjerët, idetë dhe fjalët mund ta ndryshojnë botën”

– “Fitimi i çmimit Oscar është një nder i vërtetë, por, le të mbetet mes meje e teje, kjo nuk i lehtëson aspak gjërat”

– “Kam menduar se gjëja më e keqe në jetë është të përfundosh i vetmuar. Nuk është. Gjëja më e keqe në botë është të përfundosh me njerëz që ju bëjnë të ndiheni të vetmuar”

– “Të lutem, mos u brengos kaq shumë. Sepse në fund, asnjë prej nesh nuk kemi shumë kohë në këtë planet. Jeta është duke lundruar”

– “Më vjen keq, nëse do të kishe pasur të drejt, do të isha pajtuar me ju”

– “Kokaina është mënyra e Zotit se si ju tregon që jeni duke bërë shumë para”

– “Asnjëherë mos u përleshni me një person të shëmtuar sepse s’ka çfarë të humbë”

– “Njerëzit e mirë përfundojnë në Ferr sepse s’mund t’ia falin vetes gabimet”. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Si të flisni me njerëzit në botën e përtejme: Një kujtesë e të humburve që nuk mund të harrohen

Lifestyle
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Kalo në kategori