Mesila Doda poston një foto me Sokol Olldashin e ndjerë dhe kërkon llogari për humbjen!

Të paktën sot mund të rikujtojmë se ti ja kishe thënë. Politika nuk është as matematikë, as ekonomi e as llogari meskine numrash… është filozofi dhe inspirim”.
Ky është një mesazh në fb që ka shkruar deputetja e PD-së Mesila Doda, kuptueshëm përkrah një fotoje me deputetin e ndjerë Sokol Olldashi.
Performanca inekzistente e PD-së këto zgjedhje e sidomos dërrmimi në Tiranë, ka nevojë për llogaridhënie të fortë dhe duket se Doda ka filluar e para, t’i kërkojë indirekt hesap kryetarit Lulzim Basha.
Por a do të ketë diçka të ngjashme me analizën? Para dy vjetësh nuk u pa e nevojshme…
Nga
Telegrafi
22/06/2015
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate

















































