LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i imzot Dodë Gjergjit për Pashkët

Mesazhi i imzot Dodë Gjergjit për Pashkët

Në vigjilje të Pashkëve, komuniteti katolik në Kosovë ka nisur përgatitjet për shënimin e kësaj feste.

Përcjell me mesazhin për këtë ditë, Zyra e Ipeshkvisë së Kosovës ka paralajmëruar edhe mbajtjen e meshës solemne të Pashkeve në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, të cilët do ta udhëheq Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji,


Mesha, sipas njoftimit, do të fillojë nga ora 21:00.

Ndërsa, të dielën, ditën e festës së Pashkëve, do të jenë dy mesha që do të mbahen në Katedralen e kryeqytetit.

Më poshtë ju sjellim të plotë porosinë e imzot Dodë Gjergjit për Pashkët 2016:

Meshtarëve, rregulltarëve e rregulltareve,

vëllezërve në fe dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë!

Të dashur vëllezër dhe motra,

Ndryshe nga festa e Krishtlindjes, e cila na mbushë me gëzim dhe hare, festa e Pashkëve, na thërret te depërtojmë në misterin e fesë, duke na shoqëruar shpirtërisht në mundimin, vdekjen dhe ngjalljen e Zotit to në Jezu Krishtit, që është shpresa e botës.

Gjatë kohë së kreshmëve, nëpërmjet agjërimit, veprave të bamirësisë dhe lutjes, jemi përgatitur shpirtërisht, që, nëpërmes thellimit në misterin e vuajtjes, të ngrihemi në lartësinë e fesë pashkvore: për të jetuar lirinë e të bijve të Hyjit, dashurinë e përkryer dhe paqen e lume. Këto janë hire, që na i dhuron Zoti i Ringjallur.

Të mbushur me shpresë, gëzim dhe hare për hiret që na janë dhuruar, nëpërmjet të Ringjallurit, ne që besojmë këndojmë zëshëm “Hosana” dhe “Aleluja.” Me tingujt e kësaj kënge, shpallim dhedëshmojmë se Jezusi, edhe pse qe i përbuzur e i kryqëzuar, Ai është Ringjallur, e ka mundur vdekjen dhe qëndron në të djathtën e Atit; se dashuria e Tij ka ngadhënjyer mbi urrejtjen dhe e keqja përfundimisht s’do të ngadhënjejë mbi të mirën, e paqja e Tij mbretëron pambarim.

Ne nxënësit e Tij, të mbushur me këtë da shuri dhe paqe, nëpërmjet sakramenteve të Kishës, sidomos nëpërmjet pagëzimit, i bashkëngjitemi misterit të Pashkëve të Jezusit, ku në ne vdes njeriu i vjetër, me prirjet e veta të këqija, dhe rilindë njeriu i ri, i cili,është i bindur se urrejtja dhe lakmia, hakmarrja dhe të keqja, janë kryqëzuar së bashku me Krishtin në Kryq. Ndërsa, paqja, dashuria, gëzimi dhe shpresa, na dhurohen në të Ringjallurin.

Këto hire hyjnore, na aftësojnë të bëjmë rrugën e re të paqes, pajtimit dhe dashurisë, për t’i ftuar të gjithë njerëzit vullnetmirë, në zemrën e të cilëve vepron hiri, në mënyrë të fshehtë, që t’na bashkëngjiten në përpjekjen tonë për të promovuar bashkëjetesën në paqe. Mirëpo, edhe për të bashkëndarë dhuratat e jetës me dashuri, dhe për të qenë bashkëpërgjegjës për të ardhmen e familjeve tona e Vendit tonë.

“Zbulimi i krishterë hedh një dritë të re mbi identitetin, mbi thirrjen, dhe mb i fatin e fundit të personit dhe të gjinisë njerëzore. Çdo person, është i krijuar, i dashur dhe i shpëtuar prej Hyjit në Jezu Krishtin dhe realizohet duke thurur marrëdhënie të shumëfishta dashurie, drejtësie e solidariteti me personat e tjerë, ndërsa zhvillon veprimtarinë e vet të larmishme në botë.” (Përmbledhje e Doktrinës Shoqërore të Kishës, nr.35).Këndej, nuk duhet të humbim kohën e dhuruar prej Hyjit, duke luftuar njëri-tjetrin, por duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht, kohën dhe jetën, për ta ndërtuar “paqen mbi tokë”, në vendin tonë dhe zemrën e secilit prej nesh.

Prandaj, që të arrijmë të jetojmë në këtë gjendje hiri, sigurie, gëzimi dhe shprese, lypet që të përjetojmë mëshirën e Zotit dhe të jemi të mëshirshëm si Ati, mu ashtu sikur Papa Farnçesku na mëson, në këtë Vit të Mëshirës, ta soditim fytyrën e mëshirshme të Zotit. Sepse, duke e soditë këtë fytyrë të dhimbshme e të mëshirshme, do të gjejmë ngushëllimin për mëkate tona; forcën për të bërë kthesën e duhur, guximin për ta përqafuar Krishtin e kryqëzuar dhe të ringjallur, sepse ai është fytyra dukshme e Zotit të dhimbeshim e të mëshirshëm. Në këtë mënyrë, ne bëhemi fytyra e Tij për të afërmin: arrijmë të shohim në çdo njeri fytyrën e Krishtit Zot, të duam njëri-tjetrin me atë dashuri të sinqertë, vetëmohuese dhe vetëflijuese, ashtu sikur e Lumja Nënë Tereza bëri me jetën e saj.

Të dashur vëllezër e motra, të dashur miq,

Ky frymëzim ne fe, paqe dhe dashuri, që është shpirt pashkvor i të krishterëve, na aftëson t’i dallojmë të këqijat që na rrethojmë – për më tepër – që të shqetësohemi për polarizimin e predikimeve brenda bashkësive fetare, përçarjen brenda shoqërisë, konfrontimin mes grupimeve politike, e mbi të gjitha, për fenomenin shqetësues të akteve terroriste, si në Lindje ashtu d he në Perëndim; akte këto që po marrin jetë të pafajshme, të cilat, tek popujt e shtypur e mbipeshojnë barrën e dhembjes dhe mjerimit, kurse të popujt e lirë, mbjellin frikë dhe pasiguri. Se urrejtja ka marrë përmasa që tejkalojnë të keqen e njeriut, dëshmon edhe faktise t’bijtë e së keqes, nuk ngopeshin me vrasjen e motrave të Nënë Terezës në Jemen, por priftin e tyre e mbajnë pengë për ta kryqëzuar, pikërisht të Premten e Madhe, në ditën kur e kryqëzuan Jezusin në Kalvar.

Pavarësisht marshit të këtyre të këqijave, të cilat shfaqen edhe përmes fytyrave njerëzore, shembulli i Krishtit na mahnitë dhe na dhuron fuqinë, t’i mbetemi besnik aftësisë për të falur dhe zotësisë për t’u mbrojtur, që të mos na përfshijë urrejtja. Kisha jonë, me çdo gjymtyrë të saj, nëpërmjet larmisë së detyrave, karizmave dhe shërbesave, si një mishërim i mesazhit peshkor të paqes, i ofrohet çdo njeriu në vendin tonë me dashuri, drejtësi dhe solidaritet, dhe e fton atë që:

1)Të jetë bashkëpunues në krijimin e një ambienti më të qetë, ku mund të takohen dhe konfrontohen idetë dhe ambiciet e individëve – apo grupeve shoqërore me respekt dhe qytetari,dhetë mos ketë më hapësirëpër fryrje, përbuzje e konflikt.

2)Të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie laike dhe multireligjioze, ku shteti dhe shoqëria s’kanë frikë nga qytetari besimtar, por e ndihmon atë që të ketë të gjitha liritë dhe mundësit e barabarta me qytetarët tjerë. Kurse besimtarët e feve të ndryshme, do të dinë të njohin virtytet e njëri-tjetrit, dhe do t’i vejnë ato në shërbim të të gjithëve: në dobi të së mirës së përbashkët. Kështurespektohet shoqëria laike dhe multireligjioze me krejt natyrën e saj.

3)Të mos ketë frikë nga dashuria, të mos ndihet i përbuzur nga paqja e pajtimi dhe mos ta kërko jë shpresën në vdekje e as fitoren në urrejtje. Por, të hapë zemrën dhe mendjen për t’i krijuar hapësirë dashurisë dhe t’i ofrojnë dhuntitë e shpirtit e të mirat e përkohshme çdo njeriu, sidomos atyre që vuajnë, atyre që janë të nëpërkëmbur e të përbuzur, të sëmurëve e gjithë të tjerëve që kanë nevojë. Vetëm kështu, do të arrijmë të kemi gëzimin e përkryer dhe kënaqësinë e brendshme që na prinë në një jetë të lumtur.

Në mesazhin e vitit kaluar pata konstatuar: “historia na dëshmon se një popull i cili ka shpresuar për të ardhmen e vet, s’ka gabuar kurrë.” Ne, kemi pas guximin të shpresonim në rrethana të errëta historike, ndaj do të kemi guximin të shpresojmë sot dhe nesër, sepse jemi të bindur që populli ynë është i shëndoshë, dhe kurrë nuk do të lejojë të keqën brenda vetës së vet.Sepse, sa herë një e keqe e goditë, ai dinë ta luftoj, ta mposhtë e të shërojë plagën e vet. Mbi gjitha, besojmë se Zoti i ndryshon zemrat e njerëzve dhe i përtërinë ato me dashuri.

Ia besoj Krishtit të Kryqëzuar dhe të Ringjallur secilin prej jush, duke e lutur Atë për nevojat tuaja, dhe që në zemrën e secilit prej nesh të mbretërojë dashuria, në familje tona harmonia, ndërsa në vendin tonë paqja.

Për shumë mot Pashkët. Aleluja!

Imzot Dodë GJERGJI, Ipeshkëv i Kosovës

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori