LAJMI I FUNDIT:

Mes thashethemeve për divorc, Kanye West dhe Bianca Censori janë fotografuar së bashku në Tokio

Mes thashethemeve për divorc, Kanye West dhe Bianca Censori janë fotografuar së bashku në Tokio

Pas përhapjes së thashethemeve dje për divorcin e tyre, Kanye West dhe Bianca Censori janë parë sot në Tokio.

TMZ raportoi se çifti ishte grindur dhe se prej disa javësh ishin të ndarë, duke e informuar për këtë vetëm rrethin e tyre të ngushtë dhe familjarët. Sipas këtyre raportimeve, West kishte planifikuar të zhvendosej në Tokio, ndërsa Censori kishte udhëtuar për në Australi për të vizituar familjen e saj.

Megjithatë, duket se këto informacione nuk janë plotësisht të sakta, pasi çifti është fotografuar në një qendër tregtare në Tokio.


Duke gjykuar nga videot dhe fotografitë që po shpërndahen në rrjetet sociale, ata dukeshin në humor të mirë. Bianca ishte veçanërisht e lumtur dhe po e bënte Kanyen të qeshte. Kanye ishte veshur me pantallona të bardha dhe një bluzë me mëngë të gjata, ndërsa Bianca kishte zgjedhur një bluzë të ngushtë me mëngë të gjata dhe pantallona të bardha me detaje prej puplash nën gjunjë.

Duhet përmendur se West dhe Censori janë parë për herë të fundit së bashku në publik më 19 shtator, kur u fotografuan në një supermarket në Tokio me dy nga katër fëmijët që West ka me ish-bashkëshorten e tij, Kim Kardashian.

Ndryshe, ata u martuan në fshehtësi në dhjetor të vitit 2022, dhe për shkak të stilit të veçantë të veshjes së Biancës, shpesh janë në qendër të vëmendjes së publikut. Më herët, familja e saj ka shprehur shqetësim për mënyrën e jetesës së Biancës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori