LAJMI I FUNDIT:

Mes bojkotit dhe mësimit, nis viti i ri akademik në Shqipëri

Mes bojkotit dhe mësimit, nis viti i ri akademik në Shqipëri

Ka nisur sot viti i ri akademik në Shqipëri, ku në disa universitete është parashikuar të protestohet për të paktën dy orë, ndërsa në të tjera mësimi do të vijojë normalisht.

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve paralajmëroi dy ditë më parë se do të përshkallëzojë protestat, për shkak se nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar ndaj kërkesave të saj. Protesta do të mbahet për dy orë, nga ora 10:00 deri në mesditë.


Sindikata ka refuzuar propozimin e qeverisë për rritjen me 15 për qind të pagave, 7 për qind të përballuar nga qeveria dhe 8 për qind nga buxheti i vetë universiteteve. Pedagogët kërkojnë rritje të rrogës më 50 për qind brenda dy viteve. Por bojkotit nuk do t’i bashkohet Universiteti i Mjekësisë dhe ai Bujqësor.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, tha në A2 CNN se leksionet fillojnë rregullisht këtë të hënë.

Edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, deklaroi gjithashtu se mësimi do të vijojë normalisht, për shkak se në këtë universitet, nuk ka probleme me rritjen e pagave brenda mundësive që ka.

Të dielën, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, injoroi paralajmërimin për protesta dhe uroi të gjithë pedagogët për nisjen e vitit të ri.

“Ky vit i ri akademik përkon me një situatë të vështirë, kur e gjithë bota, përfshirë edhe Shqipërinë, po vuan pasojat e një krize të shkaktuar nga lufta në Ukrainë”, tha Kushi në mesazhin e saj dhe se qeveria shqiptare ka ofruar “ofruar përjashtim nga tarifat dhe bursa mujore me vlerë sa paga minimale për studentët që zgjedhin programet prioritare, ata që kanë rezultate të shkëlqyera, si dhe studentët fitues në olimpiada ndërkombëtare”, tha ministrja.

“Ndërkohë, po vazhdojmë pa u ndalur punën dhe investimet për përmirësimin e kushteve të akomodimit në rezidencat studentore, si në kryeqytet ashtu edhe në qytete të tjera universitare. Kemi forcuar bashkëpunimin edhe me bashkitë, vetë universitetet dhe donatorë të ndryshëm, që infrastruktura universitare kudo në Shqipëri të ofrojë standardet më të mira bashkëkohore”, tha Kushi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori