LAJMI I FUNDIT:

Merr ‘propozim për martesë’, por Bebe Rexha kërkon unazë dhjetë karatëshe

Merr ‘propozim për martesë’, por Bebe Rexha kërkon unazë dhjetë karatëshe
Bebe Rexha (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë mjaft e angazhuar me koncerte të shumta e prurje të reja muzikore.

Së fundmi, ajo bashkë me grupin The Chainsmokers kanë performuar para mijëra fansave në New York, teksa në prapaskenën e koncertit diçka e çuditshme i ka ndodhur këngëtares.

The Chainsmokers dhe Bebe Rexha performuan për fansat në New York (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory një video, ku shfaqet një nga personat e stafit teksa ulet dhe kinse i propozon për martesë.


Bebe Rexha përshëndet me një fotografi të gjithë ata që mendon se ajo kurrë nuk do të bëhej e arrirë në jetë
Lexo po ashtu Bebe Rexha përshëndet me një fotografi të gjithë ata që mendon se ajo kurrë nuk do të bëhej e arrirë në jetë

Dhe për ta bërë sa më qesharake situatë, artistja shqiptare i përgjigjet duke i thënë: “Duhet të kesh unazë 10 karatëshe për të më propozuar mua”.

Videoja është përcjellur me mjaft të qeshura nga fansat e shumtë të këngëtares.

Përndryshe, Bebe Rexha ka treguar gjithnjë se nuk është materialiste dhe se përkundrazi e pëlqen origjinalitetin tek njerëzit, dhe mundohet që të duket sa më e thjeshtë në prezencë të tyre përkundër faktit që ka statusin e një ylli.

Bebe Rexha (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)

Ajo flet hapur për problemet e saj me shëndetin mental apo edhe kilogramët e tepërt në trupin e saj, duke i ndarë të gjitha ato që i ndjen me fansat e saj në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Magazina
Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Vijon debati Egli-Gjesti: Mos u përpëlit natën në krevat se nuk ta solli askush me zor gocën

Magazina
Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

Ariana Grande ende vuan nga PTSD, tri vjet pas ngjarjes tragjike në Manchester

"Nuk po xhelozoj, vetëm kam inat", Pasi pranoi që nuk ka ndjenja, Gjesti kërkon llogari nga Egli pse rri me banorët e rinj

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
Kalo në kategori