LAJMI I FUNDIT:

Merkel: Refugjatët sollën terroristët

Merkel: Refugjatët sollën terroristët

Kancelarja Angela Merkel ka pranuar një nga problematikat më të përfolura të politikës së saj të dyerve të hapura për emigrantët në mitingun e Partisë Demokristiane në Zingst.

“Mund të them se në një farë mënyrë se fluksi i refugjatëve është përdorur edhe për të infiltruar terroriste”, tha kancelarja gjermane, transmeton Tch.


Megjithatë, Merkel tha se Evropa është drita jeshile për të gjithë ata që jetojnë në pjesët më të varfra të botës.

“Ata do të mundohen të shkojnë diku tjetër, të shpërngulen dhe kjo sigurisht nuk është gjë e mirë për vendet e tyre as për ne. Imagjinoni një vend si Togo, një shtet i vogël afrikan ku 75% e popullsisë ose 3 në 4 persona janë më të rinj se 25 vjeç”, tha Merkel.

Kancelarja Merkel nuk mundi të mos ndalej edhe tek kryefjala e bisedimeve të Bashkimit Europian, Brexit.

“Ne kemi negociata të vështira me Britaninë, dhe ato nuk do të jenë të thjeshta. Kjo është pse ne si 27 vendet anëtare duhet të pyesim: Si duam të duket Evropa tani?”