LAJMI I FUNDIT:

Merkel kritikon Trumpin, flet edhe për shëndetin e saj – tregon deri kur do të jetë kancelare

Merkel kritikon Trumpin, flet edhe për shëndetin e saj – tregon deri kur do të jetë kancelare

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit.

Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.


Në konferencën tradicionale vjetore me gazetarë, Merkel u përgjigj edhe në pyetjen rreth sulmeve të fundit të presidentit Donald Trump ndaj katër kongresisteve demokrate në SHBA.

Ajo u shpreh ndaj këtyre sulmeve.

Nga vajza e një prifti, në femrën e parë kancelare: Pjesë nga jeta e Angela Merkel, një prej liderëve më me ndikim në botë
Lexo po ashtu Nga vajza e një prifti, në femrën e parë kancelare: Pjesë nga jeta e Angela Merkel, një prej liderëve më me ndikim në botë

“Unë distancohem qartë nga këto deklarata dhe ndjej solidaritet ndaj grave të sulmuara”, theksoi Merkel në konferencën e saj vjetore për shtyp në Berlin.

“Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan”, theksoi Merkel duke shtuar se deklaratat e Trumpit janë në “kundërshtim me fuqinë e Amerikës”.

Merkel iu bashkua kështu valës së kritikave ndaj Trumpit, për shkak të një mesazhi të tij në Twitter ku shkruante se kongresistet e Partisë Demokratike duhet të “kthehen në vendet prej nga kanë ardhur dhe të ndihmojnë këto vende krejtësisht të rrënuara nga krimet”.

“Kockat raciste…”

Të gjithë kongresmenët e Kongresit amerikan janë shtetas të këtij vendi, ndaj kërkesa e tij për largimin e personave me origjinë të huaj nuk qëndron fare.

Vërejtjet e Trumpit janë kritikuar dhe quajtur “raciste”, edhe pse vet Trump i ka hedhur poshtë këto pohimet duke thënë se ai në trupin e tij nuk ka “asnjë kockë raciste”.

Shëndeti i kancelares

Një prej çështjeve më të përfolura kohët e fundit në Gjermani ka qenë shëndeti i kancelares Merkel, pas dridhjeve në tre javët e fundit.

Merkel tha se i kupton shqetësimet për shëndetin e saj.

Shqetësime për shëndetin e Merkel, kancelarja shihet duke u dridhur për herë të dytë brenda dy javësh (Video)
Lexo po ashtu Shqetësime për shëndetin e Merkel, kancelarja shihet duke u dridhur për herë të dytë brenda dy javësh (Video)

“Unë i kuptoj pyetjet në lidhje me shëndetin tim, por këtyre pyetjeve u kam dhënë një përgjigje”, theksoi Merkel. “Është e rëndësishme që unë të angazhohem me përgjegjësi për të vepruar si kreu i qeverisë. Ju më keni njoftuar për një kohë të gjatë dhe ajo që mund të them është – unë mund ta kryej këtë funksion”, theksoi Merkel.

“Unë do të përfundoj punën time politike në vitin 2021, por shpresoj që jeta të vazhdojë edhe pas kësaj dhe unë do të doja që ajo të vazhdojë në një mënyrë të shëndetshme”, theksoi Merkel.

Konferenca vjetore për shtyp është një ngjarje tradicionale në politikën e Berlinit, e cila filloi në kohën e ish-kancelarit Helmut Kohl (1982-1998). /dw/

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori