Merkel: Guximin politik të Zaevit dhe Tsiprasit duhet ta ndjekin liderët tjerë në rajon


Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk pret hyrje të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në BE, por potencon se rajoni ka perspektivë evropiane.
Në videon e publikuar sot për Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet të premten në Poloni, Merkel theksoi se vendet e këtij rajoni duhet të tejkalojnë edhe disa ndalesa dhe të plotësohen disa kushte, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo potencoi se në rajon ka shembuj pozitiv të dialogout, duke theksuar zgjidhjen e kontestit të emrit mes Shkupit dhe Athinës.
"Me guxim politik, kryeministrat e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe i Greqisë, Alexis Tsipras arritën ta zgjidhin konfliktin", shtoi Merkal.
Sipas saj, ky shembull duhet të inkurajojë zgjidhjen e problemeve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe problemet e Serbisë me Kosovën.
Në Poloni do të mbahet konferenca për Ballkanin Perëndimor ku do të merr pjesë edhe Merkal./Telegrafi/



































