Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan pasditen e sotme jashtë Berlinit, për bisedime që variojnë nga konfliktet në Ukrainë, Siri dhe Iran, deri te projekti i gazsjellësit që ka nxitur zemërimin e SHBA-ve.
Duke qëndruar pranë Putinit, Merkel tha se të dy vendet, por sidomos Rusia si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kishin një përgjegjësi për të trajtuar këto probleme.
Ajo tha se kishte planifikuar të ngrinte çështjet e të drejtave të njeriut me Putinin dhe të diskutonte marrëdhëniet dypalëshe, të tendosura që prej aneksimit të rajonit të Krimesë në Ukrainë, nga ana e Rusisë në vitin 2014.
“Unë jam i mendimit se çështjet e diskutueshme mund të adresohen vetëm te dialogu dhe të zgjidhen vetëm përmes dialogut”, tha ajo.
Të dy liderët ngritën shqetësime rreth Sirisë dhe gjendjes së vështirë të refugjatëve të shumtë, të krijuar nga lufta shtatëvjeçare atje.
Merkel tha se ishte e rëndësishme të shmangej një krizë humanitare në Idlib, Siri dhe rajonin përreth, ndërsa theksoi se ajo dhe Putin kishin diskutuar tashmë çështjen e reformave kushtetuese dhe zgjedhjet e mundshme, kur u takuan së fundi në Soçi në muajin maj.
Putin u tha gazetarëve se gjithçka duhet bërë për të ndihmuar refugjatët sirianë të kthehen në vendin e tyre dhe se Siria ka nevojë për ndihmë për rindërtimin.
Sa i përket Ukrainës, Merkel tha se shpresonte që të bëheshin përpjekje të reja në fillim të vitit shkollor, për të shmangur forcat ushtarake dhe separatistët ukrainas në linjat e para në rajonin Donbass.
Për tubacionin e planifikuar Nord Stream 2, për të transportuar gazin rus nën Baltik, me destinacion Gjermaninë, Merkel tha se Ukraina duhet të vazhdojë të ketë një rol në tranzitin e gazit në Evropë dhe përshëndeti fillimin e diskutimeve midis Bashkimit Evropian, Ukrainës dhe Rusisë për këtë çështje, transmeton TCH.
Putin u tha gazetarëve se një veprim i tillë duhej të kishte kuptim nga perspektiva e biznesit.
“Do të doja të theksoja se gjëja kryesore është se tranziti ukrainas, i cili është tradicional për ne, i plotëson kërkesat ekonomike”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara po e shtyjnë Gjermaninë të ndalojë punën në tubacionin nën Baltik, duke argumentuar se kjo do të rrisë varësinë e Gjermanisë nga Rusia për energji.
Ukraina ka frikë se tubacioni do të lejojë Rusinë të shkëpusë atë nga biznesi i tranzitit të gazit, ndërsa fqinjët e Evropës Lindore të Gjermanisë, të shqetësuar nga shkeljet e Rusisë, kanë ngritur shqetësime rreth projektit.
Putin mbërriti në Gjermani të shtunën mbrëma pas një ndalese në një fshat austriak për të marrë pjesë në martesën e ministres së jashtme Karin Kneissl me sipërmarrësin Wolfgang Meilinger.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre