LAJMI I FUNDIT:

Merkel dhe krerët e landeve gjermane diskutojnë vaksinimin e fëmijëve

Merkel dhe krerët e landeve gjermane diskutojnë vaksinimin e fëmijëve

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe krerët e 16 landeve gjermane u takuan dje në mbrëmje për të diskutuar strategjitë e ardhshme të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë nëse do t’ua ofrojnë vaksinat edhe fëmijëve.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn mbështet idenë e vaksinimit kundër COVID-19 për fëmijët mbi moshën 12 vjeç, sa më shpejt të jetë e mundur.

Agjencia Europiane e Barnave (EMA) duhet së pari të arrijë dakordësinë nëse nën 16-vjeçarët duhet të marrin vaksinën BioNtech/Pfizer, me një vendim që pritet të jepet sot, raporton ATSh.

Kryetari i Berlinit, Michael Mueller bëri thirrje për një “kalendar kohor realist për një ofertë të mundshme vaksinash për fëmijët dhe të rinjtë”.

Megjithatë, shumë persona në Gjermani besojnë se vaksinimi i fëmijëve me këto vaksina, efektet afatgjata të të cilave nuk janë ende të qarta, është një hap shumë larg, në një kohë kur të rinjtë përgjithësisht preken më pak nga COVID-19.

Gjithashtu, ekzistojnë shqetësime edhe në lidhje me furnizimin me vaksina në përgjithësi.

Në trend Botë

Më shumë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Në Çeki zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Evropa
Kalo në kategori