LAJMI I FUNDIT:

Meridian Express sjell marketin më të mirë në Kosovë (Foto)

Meridian Express sjell marketin më të mirë në Kosovë (Foto)

Në pesë-vjetorin e kompanisë, Meridian Express ka sjellur marketin më të mirë në tregun vendor dhe rajonal. Lokacioni i ri i Meridian Express, është bërë shembull duke rritur kriteret e industrisë së shitjes me pakicë dhe duke vendosur standard të ri për çdo market në Kosovë dhe rajon.

Kësaj radhe, Meridian Express thotë se e ka krijuar një ‘vend-takim’ të ri në lagjen Arbëria në Prishtinë, me një hapësirë tejet moderne, ku konsumatorët përveç furnizimeve të tyre ditore mund të shijojnë edhe produktet nga Meridian Kitchen dhe Buka Bakery, njëkohësisht ky ‘vend-takim’ i ri ju mundëson atyre të kalojnë momente të paharruara me miq dhe familjarë. Gjithashtu, për më të vegjëlit Meridian Express ka ndarë hapësirë të veçantë ku fëmijët mund të luajnë së bashku.

Në fjalën e tij përshëndetëse për të gjithë të pranishmit që ishin të ftuar në hapjen e vendtakimit të ri të Meridian Express në lagje, z.Hakif Gashi, kryetar i bordit i korporatës Meridian tha se ata kanë një qëllim të ri, i cili përmbush vlerat e kompanisë.

“Si rrjeti më i madh i marketeve të lagjes në Kosovë, ne e kemi një qëllim dhe disa vlera mbi të cilat udhëhiqemi. E ato janë që ne gjithmonë të bëjmë më shumë se sa kërkohet dhe më mirë se sa pritet.” Ne sot jemi adresa dhe destinacioni i mijëra qytetarëve tanë, të cilët posa zgjohen në mëngjes dalin në derë të shtëpisë së tyre, për të blerë kafen, qumështin, bukën apo produktin më të mirë. Në marketet e Meridian Express blerësit gjejnë asortiman të gjërë të shumë produkteve, ne veçanti produkte unike në treg, e mbi të gjitha me çmime korrekte dhe të volitshme”, ka thënë z.Gashi.

Meridian Express ka ri-hapur pikën në Lagjen Arbëria (Dragodan), të inkuadruar me konceptin e ri Meridian Kitchen dhe…

Posted by Meridian Express on Freitag, 22. September 2017

Të pranishmit në hapjen e marketit të ri-modeluar dhe ri-konceptuar thanë se me pikën e re, Meridian Express, ka ngritur standardet e industrisë dhe se pa hezitim ky market mund të krahasohet me cilindo market në vendet e zhvilluara evropiane.

Meridian Express edhe kësaj here vazhdon të dëshmojë që në plan të parë e ka konsumatorin dhe vizioni i tyre është që gjithmonë të sjell më të mirën, duke ofruar shërbim, produkte dhe eksperiencë unike ne treg.

Njëherit, Meridian Express falenderon të gjithë konsumatorët, punonjësit dhe partnerët për përkrahjen dhe besimin e tyre në rrugëtimin e suksesshëm të kompanisë dhe zotohet se do të vazhdojë të sjell risi të tjera në treg dhe të hapë lokacione e të krijojë vende të reja të punës.

Artikull i sponsoruar

Artikull i sponzorizuar