LAJMI I FUNDIT:

Mërgimtari që vdiq në aksidentin e rëndë në Slloveni po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Mërgimtari që vdiq në aksidentin e rëndë në Slloveni po vinte në Kosovë për ta martuar djalin

Tahir Palushi 46-vjeçar me prejardhje nga fshati Budakovë i komunës së Suharekës, por tash e disa vite me banim në Zvicër mbrëmë ishte nisur me veturë për të ardhur në Kosovë.

Rrugës vetura e tipit BMW është ndeshur me një kamion në një nga autostradat e Sllovenisë duke lënë të vdekur 46 vjeçarin.


Bashkë me Tahirin në veturë ka qenë edhe një familjar i tij, Naimi 33-vjeç. Naimi ka mbetur i lënduar rëndë dhe po trajtohet në një nga spitalet atje, raporton Express.

Tahir Palushi që vdiq sot tragjikisht në aksident në Slloveni po vinte në Kosovë për pushime dhe gjatë kësaj kohe po  planifikonte të martonte djalin e tij, në fillim të muajit gusht, ka rrëfyer një i afërm i tij.

“Mbrëmë u nis prej Zvicrës me ardhë me 7 gusht ka pas me martu djalin e madh”, tha familjari i tij.

Mediat në Slloveni kanë raportuar se një kamion ka përplasur veturën e kosovarëve me tabela të Zvicrës ku në vend ka mbetur i vdekur një person, bëhet fjalë për Tahir Palushin nga Budakova e Suharekës. Ndërsa është lënduar rëndë një familjar i Tahirit, Naimi.

Palushi ka tre fëmijë dhe prej kohësh jetonte në Zvicër, rrugës për në Kosovë ai humbi jetën në një aksident trafiku që ndodhi në Slloveni.

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori