LAJMI I FUNDIT:

Mercedes u kërkoi falje klientëve të S-Class, shkak defekti teknik në veturë

Mercedes u kërkoi falje klientëve të S-Class, shkak defekti teknik në veturë

S-Class nga Mercedes sapo ka ardhur, por tashmë është përballur me problemet e saj të para.

Dhe ky problem nuk është faji i armikut të jashtëm, por i brendshëm, dhe ndoshta është një kombinim i gabimit të ndërtimit dhe kontrollit të cilësisë. Gjegjësisht, Mercedes është dashur të nisë tërheqjen e parë të S-Class në fillim të vitit, transmeton Telegrafi.


Siç dihet, për shkak të lidhjes më të shkurtër të brendshme, ekziston mundësia që ajo të mos përballojë ngarkesa dinamike, kështu që është e mundur një humbje e kontrollueshmërisë, e cila mund të përfundojë në një aksident trafiku.

Pronarët e S-Class të ri do të duhet të vizitojnë një qendër shërbimi, ku elementët e shasisë do të inspektohen edhe një herë. Gjoja, filli është shumë i shkurtër dhe lidhja nuk është mjaft e sigurt.

“Ne kërkojmë falje për nevojën për një vizitë të jashtëzakonshme shërbimi dhe shpresojmë për mirëkuptim”, tha Mercedes, raporton Business Insider.

Si justifikim, ata thonë se gabimi nuk u vërejt me kohë, sepse lidhja e brendshme mbërriti si pjesë e një njësie më të madhe që është instaluar drejtpërdrejt në automjet.

Kujtojmë, S-Class prodhohet në uzinën ultra-moderne 56 në Sindelfingen, në të cilën Daimler ka investuar rreth 730 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Musk paralajmëron risi, tash secili mund të bëhet me Tesla

Auto
Volvo

Volvo "përplas" veturën më të madhe të saj me atë më të voglën

Auto
Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Një garë tjetër e supermakinave: Lamborghini Revuelto, Ferrari SF90 apo Porsche 918?

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Mercedes hoqi dorë nga ideja e një motori të vogël me dy cilindra në klasën S

Auto
Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Toyota bZ3C dhe bZ3X do t'i bashkohen tregut të mbushur me automjete elektrike të Kinës

Auto
Kalo në kategori