LAJMI I FUNDIT:

Mercedes po tenton të avancojë me shpejtësi sigurinë në makinë

Mercedes po tenton të avancojë me shpejtësi sigurinë në makinë

Para 25 viteve, revista suedeze Teknikens Värld shfaqi pa dashje një Mercedes-Benz A-Class pasi dështoi në mënyrë spektakolare në “testin moose”. Çdo kund tjetër, “testi moose” për arsye të dukshme njihet si manovra e ndërrimit të korsisë së dyfishtë.

A-Class në atë kohë konsiderohej një veturë e rëndësishme – pasi ajo veturë pati një efekt të jashtëzakonshëm në sigurinë e të gjitha automjeteve.


Gjiganti gjerman përshpejtoi prezantimin e programit të tij elektronik të stabilitetit (ESP), i cili u bë standard në A-Class një vit pas dështimit të testit.

Këto ditë, shumica e prodhuesve kryesorë mbështeten tek ideja e bërjes së drejtimit të automjetit pa aksidente, dhe tek rasti i Mercedes, qëllimi është që këtë ta arrijnë deri në vitin 2050, raporton Auto Car, transmeton Telegrafi.

Teksa sistemet e stabilitetit kanë evoluar në sisteme edhe më gjithëpërfshirëse të avancuara të ndihmës së shoferit (ADAS), është e vështirë të shihet se çfarë tjetër mund të bëhet për të mbrojtur shoferët nga vetja dhe të tjerët, por në mënyrë të pashmangshme përgjigja ka të bëjë me të dhënat.

Njësia e Kërkimit të Aksidenteve të Mercedes-it ka “rindërtuar” aksidentet që nga viti 1969, dhe deri më tani ka analizuar më shumë se 5,000 të tilla.

Sot, Realiteti i Shtuar po e çon punën një hap më tej, me ekipe në Indi dhe Kinë që shkëmbejnë të dhëna me ekipet inxhinierike në bazën kryesore në Gjermani.

Ideja është që të zhvillohen sisteme sigurie që mund të llogarisin dallimet rajonale në modelet e aksidenteve.

Më së fundmi, një mjet digjital i quajtur “Mercedes-Benz Road Safety Dashboard”, po vihet në përdorim në të dhëna anonime me pëlqimin e shoferëve. /Telegrafi/