Mercedes-Benz është prodhuesi i parë i veturave që merr miratimin për drejtimin autonom të Nivelit 3 në SHBA
Mercedes-Benz-it i është dhënë miratimi rregullator për të filluar testimin e teknologjisë së tij autonome të drejtimit të Nivelit 3 në rrugët e Nevadës.
Kjo shënon një moment historik të rëndësishëm për kompaninë, pasi është prodhuesi i parë i automobilave që merr një miratim të tillë në Shtetet e Bashkuara.
Për ata që nuk janë të njohur me termin, automatizimi i nivelit 3 i referohet aftësisë së një automjeti për të drejtuar vetë në situata të caktuara të kufizuara, siç përcaktohet nga SAE International.
Kur kjo ndodh, drejtuesi i mjetit është i lirë të heqë sytë nga rruga dhe të kryejë detyra të tjera, pasi aktiviteti që kryen personi i ulur në sediljen e shoferit nuk konsiderohet “vozitje”.
Megjithatë, vlen të përmendet se teknologjia Mercedes Drive Pilot është funksionale vetëm me shpejtësi deri në 64 km/h (40mph), kështu që është menduar kryesisht për përdorim gjatë kohës së trafikut të ngjeshur.
Edhe pse kjo mund të mos përbëjë autonomi të plotë, ajo i lejon shoferët të kontrollojnë emailet e tyre ose të largojnë vëmendjen e tyre nga rruga gjatë udhëtimit, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Por mos u emociononi shumë – personi i ulur në sediljen e shoferit duhet të qëndrojë zgjuar gjatë gjithë kohës, pasi automjeti mund t’i kërkojë të marrë kontrollin në çdo moment.
Nëse shoferi nuk përgjigjet pas dhjetë sekondash, automjeti do të ndalojë papritur.
Ndërsa disa kompani kanë filluar testimin e automjeteve plotësisht autonome në qytete si San Francisko, këto zakonisht përdoren vetëm për shërbime robotaksi.
Drive Pilot i Mercedes-Benz, nga ana tjetër, është projektuar për përdorim në automobilat e konsumit.
Pas testimit të suksesshëm në Nevada, kompania ka deklaruar se synon të provojë fatin edhe në Kaliforni.
Vlen të përmendet se Drive Pilot ka kohë që është i disponueshëm në Evropë dhe mund të blihet në Gjermani për një shtesë prej 5,000 euro në S-Class ose 7,430 euro në EQS.
Përveç Drive Pilot, Mercedes-Benz ka njoftuar gjithashtu se do të prezantojë teknologjinë e tij Automatic Lane Change në tregun e Amerikës së Veriut këtë vit. Kjo teknologji i lejon automjetet të ndërrojnë korsinë edhe kur është i përfshirë kontrolli i drejtimit.
Në përgjithësi, është një periudhë emocionuese për Mercedes-Benz dhe të ardhmen e drejtimit autonom.
Ndërkohë që nuk jemi ende në pikën ku mund të relaksohemi në veturat që drejtojnë vetë, këto përparime na sjellin një hap më afër ditës kur mund të heqim dorë plotësisht nga kontrolli i veturave tona. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Vetura 1.3 milion dollarëshe përplaset në një shtëpi dhe shkakton dëme të konsiderueshme
Ferrari zbulon detaje nga modeli i ri
Renault Megane E-Tech më i lirë se kurrë
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe