LAJMI I FUNDIT:

Mercedes-AMG sjell makinën e re të garave (Foto)

Mercedes-AMG sjell makinën e re të garave (Foto)

Bazuar në modelin GT R, kompania Mercedes ka punuar makinën e re për gara që arrin shpejtësinë prej 250 kilometrave në orë.

Ky GT4 i punuar nga linja AMG e prodhimit, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se katër sekonda, transmeton Telegrafi.

Këtë ia mundëson motori 4.0-litra V2 që prodhon 503 kuajfuqi, si dhe pjesa e jashtme që ka mundësi të mëdha aerodinamike.

Të interesuar për këtë model duhet të paguajnë 198 mijë euro, teksa mund ta vozisin vetëm në pista të mbyllura. /Telegrafi/