LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat për t’i kontrolluar mendimet tuaja

Mënyrat për t’i kontrolluar mendimet tuaja
(Foto: Heartcount)

Mendimet e detyruara për ngjarje të padëshiruara mund t’ju pushtojnë dhe të marrin kontrollin.

Qoftë një ngjarje nga e kaluara apo e ardhmja, një qëndrim negativ e bën të pamundur të shijosh të tashmen, gjë që mund të çojë në probleme serioze si depresioni apo ankthi.

Ndalimi i mendimeve nuk është një zgjidhje e mirë dhe efektive, transmeton KosovaPress.

Psikologët besojnë se duke shtypur mendimet negative, ne do të mendojmë edhe më shumë për problemet. Mundohuni t’i kontrolloni ato.

(Foto: Live Bold&Bloom)

Në vijim janë disa mënyra për të kontrolluar mendimet tuaja:

Merrni pjesë në aktivitete që kërkojnë një frekuencë të ndryshme emocionale.

Shkruani të gjitha arsyet pse ajo që keni frikë nuk do të ndodhë.

Problemet që i kanë të gjithë ata që e mendojnë diçka shumë gjatë
Lexo po ashtu Problemet që i kanë të gjithë ata që e mendojnë diçka shumë gjatë

Shkruani arsyet pse gjithçka do të jetë ende mirë, pavarësisht nga rezultati.

Shikoni se si të qetësoni mendimet tuaja dhe të bini në gjumë më shpejt!

(Foto: Inc Magazine)

Shkruani qëllimin që dëshironi të arrini duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

Çfarë do të thotë kjo situatë për mua?

Çfarë dua të jem?

Çfarë mund të bëj për të mbajtur gjithçka në rregull?

Ju nuk duhet të veproni sipas mendimeve tuaja. Ju thjesht mund t’i shikoni ato dhe të lini të padobishmet.