LAJMI I FUNDIT:

Mënyrat për “të shëruar” një martesë pa marrëdhënie seksuale

Mënyrat për “të shëruar” një martesë pa marrëdhënie seksuale

Çiftet që jetojnë poshtë çarçafëve si “vëlla e motër” janë në rritje dhe 20% e martesave përfundojnë për këtë arsye. Një fenomen që po prek edhe çiftet e reja apo të sapomartuarit. Ja këshillat e ekspertëve për të mos hequr dorë nga një pjesë thelbësore e dashurisë.

Nëse dasma zakonisht konsiderohet si dita më e bukur e jetës, ajo që vjen pas mbart rrezikun e transformimit të saj në një “varr” erosi. Duke u mbështetur në statistikat më të fundit, po bëhen gjithnjë e më të shumta çiftet që jetojnë nën të njëjtën çati si “motër e vëlla”.

Në përgjithësi, nga shoqatat e martesave thuhet se aktualisht në të gjithë botën çiftet që nuk kryejnë më marrëdhënie seksuale zënë 30%. Mjafton të mendosh se në dhjetë vitet e fundit, numri i çifteve që jetojnë së bashku, por nuk ndajnë asgjë poshtë çarçafëve, është trefishuar.

Ndërkohë që nga gjykatat deklarohet se 20% e ndarjeve shkaktohet nga mungesa e marrëdhënieve seksuale.

Arsyet?

“Sot jetojmë në një shoqëri ku është e pranishme një larmishmëri e madhe imazhesh ose stimujsh të tipit seksual”, shpjegon psikologia dhe seksologia italiane, Maria Teresa Coglitore. “Pra, ka një tepri në këtë drejtim që shpie në një lloj ngopjeje dhe humbje dëshire”. Por edhe tradhtia apo frekuentimi i sajteve me filma porno, ndikon drejtpërdrejt në humbjen e dëshirës së partnerëve në shtrat.

Më poshtë do të njiheni me hapat që mund të ndiqni për të zgjidhur problemin e një martese pa marrëdhënie seksuale:

Të njihni ekzistencën e problemit të përbashkët

Gjëja e parë që duhet të bëni është të mos shmangeni, sepse “rreziku është ai i të larguarit të partnerëve nga njëri-tjetri dhe ndoshta tundimi për të tradhtuar”, thotë Fabrizio Quattrini, seksolog italian dhe president i Institutit Shkencor Italian të Seksologjisë, në Romë. Ndaj, duhet të njihni dhe të pranoni problemin mes jush dhe t’i jepni një zgjidhje.

Përpiquni të kuptoni psenë e frikës tuaj dhe të rezistencës, duke folur me partnerin ose ndoshta me një ekspert, për të përjashtuar mundësinë që problemi mund të jetë diktuar thjesht nga shkaqe mjekësore.

Dëshira e madhe për të dalë nga një situatë në “ngërç”

Një tjetër lëvizje e rëndësishme është dëshira reale për të dalë nga situata në të cilën gjendeni dhe të kompletoni marrëdhënien tuaj në mënyrë të pjekur. “Çiftet më të vështira janë ato çifte që kërkojnë ndihmë, sepse duan një fëmijë, por nuk kanë dëshirën reale për t’u ‘takuar’ fizikisht e që nuk janë të motivuar për të ndarë së bashku seksualitetin”, specifikon eksperti.

Bëni pjesë tek çiftet që zihen? Si të ndaloni grindjet dhe të rigjeni rrugën e dashurisë
Lexo po ashtu Bëni pjesë tek çiftet që zihen? Si të ndaloni grindjet dhe të rigjeni rrugën e dashurisë

Të qenët pozitivë kundrejt seksit

Duhet të mësoni dhe të kultivoni fantazi pozitive për seksualitetin, “të shijoni trupin dhe përkëdheljet, duke provuar të shtyheni progresivisht pak më tutje”. Lojërat erotike dhe surprizimi i tjetrit me një “dhuratë” të papritur, pa pasur frikë se do të gjykoheni, “mund t’ju ndihmojë të futeni ‘në lojë’, të përjetoni një dimension intimiteti që kujtonit se e kishit humbur”, shpjegon Quattrini.

Gjetja e kohës për marrëdhënien në çift

Për të ndezur e rindezur zjarrin e pasionit, një rëndësi të madhe ka edhe aftësia për të gjetur kohë për veten dhe për ta ndarë atë me partnerin/en, siç ndodh ndoshta gjatë pushimeve.

Besojuni librave dhe informacioneve

Në fund, një zgjidhje e mirë për këtë rast vjen edhe nga leximi. “Një ide e mirë është informimi nga një volum i shkruar prej një profesionisti, për të kuptuar nëse keni vërtet një problem të tillë në marrëdhënien tuaj, dhe në këtë mënyrë do të mund të gjeni zgjidhjen që kërkoni”, përfundon Quattrini. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

Si funksionon tualeti në një aeroplan në lartësi 12,000 metra - ka shkencë pas gjithçkaje

A e dini se...
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Kalo në kategori