Mënyra të thjeshta si të hiqni njollat nga muret e shtëpisë
Muret e shtëpisë të lyera me bojë apo të veshura me letër janë, për fat të keq, një vend i përkryer ku fëmijët shpalosin gjithë gjeninë e tyre krijuese. Por, për fat të mirë, për të hequr kryeveprat e tyre të vizatuara në mure, ekzistojnë disa mënyra të thjeshta.
Fëmijët tuaj nuk njohin limite, kur vjen puna për vendet ku lejohet që të pikturojnë. Në fakt na ndodh që edhe nëse nuk kemi fëmijë, stilolapsi dhe të jo vetëm, të na prek padashje ndonjë mur. Por, mos u shqetësoni, me disa truke muri juaj do të kthehet si më parë.
Pasta e dhëmbëve Me ndihmën e pastës së bardhë, e cila nuk është në formë xheli do të duhej me efikasitet të fshihni njollat nga muri. Vendosni pak pastë në vendet e ndotura dhe lehtë fërkoni me brushën e dhëmbëve. Pastaj pastën pastroni me leckë të lagur.
Goma për fshirje Provoni, nuk ju kushton asgjë. Nëse ju ndodhet pranë një gomë për fshirje gjatë vërejtjes së njollave lirisht provoni ta përdorni.

































