LAJMI I FUNDIT:

Mënyra e drejtë për ruajtje të spinaqit të freskët

Mënyra e drejtë për ruajtje të spinaqit të freskët

Spinaqi i freskët shumë shpejt prishet dhe afati i qëndrueshmërisë së tij është vetëm disa ditë

Për t’ia zgjatur afatin e qëndrueshmërisë, duhet të dini si ta ruani spinaqin e freskët.

E para, duhet ta vendosni në një enë me ujë, por mos e lani dhe vendoseni në frigorifer apo në një vend të ftohtë. Spinaqi i përgatitur kështu mund të qëndrojë edhe deri në një javë.

Nëse dëshironi ta ruani spinaqin një kohë të gjatë, patjetër duhet ta ngrini dhe atëherë afati i qëndrueshmërisë së tij do të jetë edhe deri në disa muaj, transmeton Telegrafi.

Këtë perime me fletë dhe të freskët paketojeni në qese plastike, paketimi duhet të jetë i mbyllur mirë dhe në frigorifer, në mënyrë që fletët të mos humbin as aromën, as ngjyrën dhe në këtë mënyrë do t’i ruajë edhe vitaminat.

Mbështillni fletët e lara e të thata të spinaqit në folie transparente dhe vendoseni në frigorifer.

Për kohë më të gjatë të ruajtjes, mund të përdorni edhe qese me membrana, kavanoza me kapakë të cilët kanë membrana dhe në të cilët ruhet mikroklimë konstante.

Vakuumi i enës gjithashtu është i mirë. Ato shiten bashkë me pompat për vakum. Ato njëherësh janë edhe zgjidhja më e mirë për ruajtjen e ushqimit të freskët dhe të perimeve të freskëta. /Telegrafi/