Mentor Zymberaj Triumfon me Monodramën "Ëndërrat e Hamletit" në Festivalin Ndërkombëtar të Mongolisë

Aktori dhe regjisori kosovar, Mentor Zymberaj, ka arritur një sukses të madh ndërkombëtar me shfaqjen e tij monodramë, "Ëndërrat e Hamletit", duke fituar Çmimin Kryesor - GRAND PRIX në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “Parade of Winners” në Ulanbator, kryeqytetin e Mongolisë.


Në një konkurrencë të fortë me pjesëmarrës nga shumë vende të botës, monodrama e Zymberajt shkëlqeu, duke u vlerësuar nga juria dhe kritika teatrore si një prej veprave më të mira në festival.

0ec51f31 2fb1 4398 85b0 4094047fe2a4

Juria ndërkombëtare, bashkë me artistët dhe mediat, e cilësuan monodramën "Ëndërrat e Hamletit" si një nga më të suksesshmet në arenën globale të teatrit.

Kjo arritje e rëndësishme përfaqëson jo vetëm një triumf personal për Mentor Zymberajn, por edhe një sukses të madh për artin dhe skenën teatrale të Kosovës në prezantimet ndërkombëtare.

1cedeba2 cc4a 4b1b b34b d06777af6114

Ky çmim konfirmon potencialin e madh që artistët kosovarë kanë në skenën globale të artit dhe kulturës. /Telegrafi/