LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Përzhino është marrëveshje e vdekur, koha është për marrëveshje të re!

Menduh Thaçi: Përzhino është marrëveshje e vdekur, koha është për marrëveshje të re!

Marrëveshja e Përzhinos ka vdekur, është koha për një marrëveshje të re, tha lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi pas takimit me përfaqësuesin e posaçëm të Gjermanisë në Maqedoni, Johannes Haindl në ambasadën gjermane në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ideja e Ali Ahmetit, Thaçi tha, për mbajtjen e seancës parlamentare është një mashtrim i keq marketingu.


‘Ne kemi tetë ditë e tetë netë që diskutojmë, tani unë duhet të them se çfarë kërkojmë. Kjo është një sjellje krejtësisht e padrejtë ndaj procesit të negociatave. Ja në qoftë se ju doni të ju them,  ne kërkojmë një parlament dydhomësh dhe shqiptarët të kenë të drejtë të vetos në çdo vendim. Ky është propozimi ynë, nëse duam të bëjmë mirë si Ali Ahmeti’, tha Thaçi.

Takimi i Haindl dhe Thaçit ishte, mbaroi takimi me nënshkruesit e marrëveshjes Përzhino. /Telegrafi/