LAJMI I FUNDIT:

Menduh Thaçi: Është herët që të flitet për bilancin e bisedimeve për hyrje në Qeveri

Menduh Thaçi: Është herët që të flitet për bilancin e bisedimeve për hyrje në Qeveri

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi tha për Alsat-M se është herët që të flitet për bilancin e bisedimeve për hyrje në Qeveri.

Ai nuk precizoi se cilat janë kërkesat e partisë së tij e as ofertën eventuale të kryeministri Zoran Zaev. Ai këtë e bëri të ditur sot për Alsat-M, përmes një telefonate pas qëndrimit në heshtje për një kohë të gjatë.


PDSH-ja në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë participon me dy deputet, Menduh Thaçin dhe Merale Feratin.

“Është shumë herët që të flitet për bilancin e këtyre bisedimeve. Do të shohim se çfarë do të ndodhë ditëve në vijim” tha Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së. /Alsat-M/