LAJMI I FUNDIT:

“Menduam se vdiq”, indiania që u dërgua në krematorium hapi sytë dhe tronditi të gjithë të pranishmit

“Menduam se vdiq”, indiania që u dërgua në krematorium hapi sytë dhe tronditi të gjithë të pranishmit

Një histori e pazakontë u regjistrua në qytetin indian të Brahmapurit.

Buji Ama (52) u lëndua rëndë pasi zjarri kishte përfshirë shtëpinë e saj dhe u dërgua në spital, ku mjekët konstatuan se trupi iu kishte djegur deri në 50 për qind.


Pasi u shërua, ajo është kthyer në shtëpi dhe disa ditë më vonë ajo nuk i ka hapur sytë.

Familja nuk mund ta dërgonte në spital pasi nuk kishte para, raporton metro.co.uk.

Bashkëshorti i Sibaram Palos besonte se Buji nuk ishte më në mesin e të gjallëve ndaj e transportoi trupin e saj në krematorium.

“Kemi njoftuar familjarët tanë dhe kemi angazhuar veturën që bart kufomat”, tha ai për mediat.

Transporti u krye, por pas 30 minutash shoferi mori një telefonatë të kthehej, sepse gruaja hapi sytë!

“Në fillim ishim të frikësuar, sepse nuk kemi pasur një situatë të tillë, megjithëse kemi dëgjuar histori”, tha punëtori që ndoqi skenën e “ringjalljes”. Kështu Buji u kthye në shtëpi me të njëjtën veturë.

Një burim nga krematoriumi tha për mediat se banorët vendas nuk e sjellin certifikatën e vdekjes për t’u djegur, e cila përndryshe është një procedurë e detyrueshme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori