LAJMI I FUNDIT:

‘Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë’: Ushqimi i shëndetshëm e largon depresionin

‘Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë’: Ushqimi i shëndetshëm e largon depresionin

Hulumtimet e fundit tregojnë se ushqimi i shëndetshëm mund t’i lehtësojë simptomat e depresionit dhe ankthit.

Depresioni u jep të prekurve një pamje më të errët për botën, ndërsa shkaktohet nga simptomat fizike si dhimbja e kokës, lodhja, pagjumësia dhe problemet me tretjen, transmeton Telegrafi.


Shkencëtarët besojnë se balancimi i dietës dhe konsumimi i sasive të mjaftueshme të nutrientëve na ndihmon ta rregullojmë disponimin dhe ta zgjidhim problemin e depresionit.

Studimi i fundit nga ‘BMC Medicine’ ka konfirmuar se kur trupi është i shëndetshëm, edhe mendja ndihet njësoj.

Pra, me plot kuptimin e fjalës i përshtatet thënies së lashtë, e cila thotë: “Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”.

Ata gjithashtu theksojnë se edhe ushtrimet fizike shkaktojnë lirimin e hormoneve të lumturisë, të cilat ndihmojnë t’i lehtësoni simptomat e depresionit dhe ankthit.

Sa i përket ushqimit, ekspertët rekomandojnë të hani shujta të cilat përmbajnë shumë pemë dhe perime, ndërsa sasë të vogla të sheqerit. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori