LAJMI I FUNDIT:

Menaxhimi i inflacionit, sfidë për Qeverinë Kurti

Menaxhimi i inflacionit, sfidë për Qeverinë Kurti

Agresioni rus mbi Ukrainën ka ndikuar që shumë vende të futen në inflacion të çmimeve. Në Kosovë nga 3% sa ishte në vitin 2019, inflacioni ka shkuar në 14.1% vetën në gjashtë muajt e parë. Ndërkohë ekonomistët rekomandojnë që qeveria të merr masa fiskale më të drejtpërdrejta për t’i ndihmuar ekonomisë së vendit.

Çmimi i lartë produkteve është bërë barrë me e madhe për secilin qytetarë në Kosovë.


Por, çka bie në sy është ngritja e çmimeve sidomos tek produkteve esenciale për jetesë.

Ndërkohë, lartësia e inflacionit në mes të vitit 2022 ka arritur në 14.1 përqind, nga 3 përqind sa ishte në vitin 2019.

Kjo gjendje sipas ekonomistëve po bëhet mjaftë shqetësuese për vendin, për çka thonë se Qeveria e Kosovës duhet të marrë masat sepse sipas tyre dimri mund të jetë i vështirë.

“Qeveria jonë ka vendosur që të hesht karshi kësaj situate. Inflacioni në Kosovë është më i larti në rajon shkaku i mos veprimeve të qeverisë”, ka deklaruar ekonomisti Erton Bega.

Për të “stabilizuar” çmimet në treg, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka propozuar  Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore.

Një iniciativë të tillë po e përkrahë ekonomisti Edison Jakurti, që të në kaluarën ka qenë edhe zëvendësministër i Tregtisë.

“Ky është një hap i mirë që e merr qeveria. Edhe para tri javësh qeveria ka vendosur çmime tavanë për naftën… kjo ka ndikua që në 20 produktet bazë të ketë ndryshime të çmimeve sepse zinxhiri kështu është i lidhur”, ka thënë ekonomisti  Edison Jakurti.

Mirëpo sipas Jakurtit, Qeveria duhet të bëjë më shumë për të ruajtur fuqinë blerëse, duke ruajtur kështu edhe vlerën e parasë.

“Ka forma tjera që Qeveria mundet me i përdorë për me ruajt fuqinë blerëse. Shembull, mundet me bo reformë në skemën e tatimit mbi të ardhurat personale, ata që janë më të varfër të lirohen nga tatimi. E njëjta mund të bëhet edhe tek të ardhurat korporative”, ka shtuar Jakurti.

Ndërkohë, kundër propozimeve të Qeverisë, ka reaguar ish Kryeministri Avdullah Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, që është edhe nga ekonomistët e shquar një vend ka thënë se  “s’ka shtet demokratik që e bën një veprim të tillë, përderisa shton se “ekonomia e tregut nuk e pranon përballjen me inflacionin përmes dekreteve”./RTV Dukagjini/