LAJMI I FUNDIT:

​Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MKRS-së, Manifesta-s dhe Qytetit të Prishtinës

​Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet MKRS-së, Manifesta-s dhe Qytetit të Prishtinës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës, përfaqësuar nga ministrja në detyrë Vlora Dumoshi dhe drejtoresha dhe kryesuesja e Manifesta-s , Hedwig Fijen, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit përmes një video-konference në Zoom, duke e garantuar buxhetin e vënë në dispozicion për zhvillimin e një institucioni të përhershëm ndërkulturor në Prishtinë në vitin 2022 me rastin e Manifesta 14.

Partnerët iniciues të Qytetit të Prishtinës dhe Fondacionit Manifesta 14 Prishtina janë të kënaqur që Ministria e Kulturës është angazhuar për projektin e Manifesta 14 Prishtina dhe trashëgimisë së saj përtej bienales.


Qyteti i Prishtinës tashmë i ka përmbushur obligimet e veta ndaj Manifesta-s që do të thotë se projekti mund të fillojl, pas një vonese prej tre muajsh për shkak të pandemisë së koronavirusit.