LAJMI I FUNDIT:

Memorandum bashkëpunimi në mes komunës Gjorçe Petrov dhe “Habitat Maqedoni”

Memorandum bashkëpunimi në mes komunës Gjorçe Petrov dhe “Habitat Maqedoni”

Kryetari i komunës së Gjorgje Petrovit, Aleksandar Naumovski dhe drejtori ekzekutiv i Shoqërisë për strehim human “Habitat Maqedoni”, Zoran Kostov sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi, citon Telegrafi Maqedoni.

Me Memorandumin rregullohet aktivitetet projektuese për vendosjen e regjistrit të ndërtesave, banesave dhe regjistrit të ndërtesave për sektorin e strehimoreve në Maqedoni.


“Pas mbarimit të regjistrimit, ku do të marrim të dhëna për gjendjen e ndërtesave në territorin e Gjorçe Petrovit. Në plan është kalimi në fazën e dytë në të cilën do shikohen kushtet, kriteret, mënyra dhe proceduar për subvencionimin nga ana e komunale të fasadës dhe kulmet e ndërtesave ,me çka do të sjell deri tek efikasiteti energjetik, ndërsa me këtë zvogëlohen edhe harxhimet e fakturave, ku do të sjellë dhe mbrojtje të ajrit, theksojnë nga komuna Gjorçe Petrov.

Kjo është faza përgatitore me çka do të sjell parakushte për fillimin e ndihmës të investimeve të sektorit për strehim, e cila do të jetë publike dhe transparente me kushtet dhe kriteret e përcaktuara qartë ku do munden të aplikojnë përfaqësuesit dhe drejtuesit e komuniteteve të regjistruara. /Telegrafi/