LAJMI I FUNDIT:

Kryetari i PDK-së viziton familjet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Kryetari i PDK-së viziton familjet e Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi së bashku me kolegë të kësaj partie kanë vizituar familjet Haradinaj dhe Gucati, pasi krerët e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë me nga katër vjet e gjysmë.

Duke bashkëndjerë me familjarët e Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, së bashku me kolegë të Partisë Demokratike të Kosovës, vizituam sot familjet Haradinaj dhe Gucati, për t’u solidarizuar në këtë ditë aspak të lehtë për ta e për ne, shkruan Krasniqi në Facebook.


“E mundimshme dhe me plot pengesa ka qenë rruga jonë për liri, por populli ynë nuk i është shmangur kurrë asaj rruge, deri në çlirimin e plotë. Këtë traditë e kanë kultivuar ndër breza edhe familjet Gucati e Haradinaj, me të cilët, sot jemi të gjithë me mendje e zemër. Qëndrueshmërinë dhe krenarinë kombëtare te këto familje e gjetëm të palëkundur edhe sot”, ka shtuar ai.

Tomë Gashi: Nëse vendimi bëhet i plotfuqishëm, Gucati e Haradinaj, dënimin do ta mbajnë në një shtet mik të Holandës
Lexo po ashtu Tomë Gashi: Nëse vendimi bëhet i plotfuqishëm, Gucati e Haradinaj, dënimin do ta mbajnë në një shtet mik të Holandës

Ndryshe, Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh.

Ekipet mbrojtëse të Nasim Haradinajt dhe Hysni Gucatit konfirmuan për gazetarët se do të apelojnë aktgjykimin dënues për dy të akuzuarit, shqiptuar më 18 maj nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Vendimi i fajësisë mund të apelohet nga palët brenda 30 ditësh te paneli i Gjykatës së Apelit në Hagë, që funksionon sipas ligjeve të Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori