LAJMI I FUNDIT:

Melania “kundër” Donald Trumpit, Zonja e Parë e SHBA-ve solidarizohet me familjet e viktimave të COVID-19

Melania “kundër” Donald Trumpit, Zonja e Parë e SHBA-ve solidarizohet me familjet e viktimave të COVID-19

Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump, adresoi disa çështje përfshirë ndikimin e coronavirusit në SHBA, dhe shprehu ngushëllime për viktimat e pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 178 mijë jetë njerëzish në vend.

Kanë ngelur edhe 10 javë deri në përfundim të fushatës parazgjedhore, ndërsa republikanët u angazhuan të prezantojnë ofertën e tyre për t’i mundësuar presidentit, Donald Trump rizgjedhjen e tij në natën e dytë të konventës së tyre, raporton CNN.


Melania Trump iu drejtua Kongresit nga Kopshti i Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë para një grupi të vogël njerëzish, nga të cilët vetëm disa prej tyre mbanin maska në fytyrë, transmeton Telegrafi.

Ajo adresoi çështje të ndjeshme që folësit e tjerë nuk i prekën, përfshirë ndikimin e coronavirusit në SHBA, dhe shprehu ngushëllime për viktimat e pandemisë, e cila ka marrë më shumë se 178 mijë jetë njerëzish në vend, i cili kryeson në botë për nga numri i të prekurve dhe fatalitetet.

“Unë e di se shumë njerëz janë në ankth dhe disa ndjehen të pafuqishëm. Unë dua që t’ju them se nuk jeni vetëm”, tha ajo.

Ajo gjithashtu iu referua trazirave racore në vend dhe kurseu sulmet ndaj kandidatit demokrat Joe Biden.

“Unë nuk dua ta përdor këtë kohë të çmuar duke sulmuar palën tjetër sepse siç e pamë javën e kaluar, ajo lloj bisede shërben vetëm për ndarjen e vendit më tej”, tha ajo, duke kritikuar konventën e demokratëve, ku trajtimi i coronavirusit nga Presidenti Trump u kritikua ashpër.

Donald Trump Jr: Rrëfimi për djalin e presidentit që thuhet se është “më Trump se Trumpi”
Lexo po ashtu Donald Trump Jr: Rrëfimi për djalin e presidentit që thuhet se është “më Trump se Trumpi”

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale amerikane do të mbahen më 3 nëntor (e marte). /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori