LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: Objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë

Mehaj: Objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj /Foto: Ridvan Slivova/

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se objektiva dyvjeçare e ushtrimit “Defender Europe ’23” për validimin e kapaciteteve të Regjimentit të Këmbësorisë është arritë, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon aktivitetin e saj ditor në kuadër të bashkëpunimit me partnerët tanë strategjik.

Ministri ka bërë të ditur se rreth 1.300 ushtarë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse, transmeton Telegrafi.


“1348 ushtarakët tanë kanë treguar profesionalizëm të lartë në mesin e 25 shteteve pjesëmarrëse të këtij ushtrimi, gatishmëri për të shërbyer përkrah aleatëve tanë në çdo mision të NATO-s, me qëllim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë. Forca e Sigurisë së Kosovës, Forcë që garanton siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës”, thotë Mehaj.

Kosova, si nikoqire e “Defender Europe 2023”, është vendi i katërt me numrin më të madh të ushtarakëve në këtë stërvitje, midis 25 vendeve pjesëmarrëse.

Mbi 1.300 ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës u bashkuan me 24 mijë ushtarë nga forcat e armatosura të vendeve të NATO-s dhe vendeve partnere të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Prezantimi statik i pajisjeve të FSK-së dëshmoi përgatitjen dhe profesionalizmin e forcave ushtarake të Kosovës.

Kjo stërvitje paraqet një mundësi të rëndësishme për të treguar angazhimin dhe përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe në promovimin e paqes në rajonin e Ballkanit.

Suksesi i “Defender Europe 23” në Kosovë, stërvitja më e madhja në rajon, i atribuohet mbështetjes së Ministrit Mehaj dhe vizionit të tij për të ardhmën e FSK-së.

Duke vënë në pah përkushtimin e Kosovës në ndërtimin e kapaciteteve ushtarake dhe anëtarësimin në NATO, si dhe gatishmërinë për të mbrojtur vendin në çdo moment të nevojshëm. Kjo demonstron përkushtimin e tij si ministër për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës, rajonit të Ballkanit por edhe më gjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Quni: Sulmi terrorist i Banjskës mund të përsëritet

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronika e Zezë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

​Nën masa të rrepta sigurie, Rama viziton sot shqiptarët në Athinë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
LDK e AAK i bënë

LDK e AAK i bënë "bllok" Kurtit, çfarë thanë nga opozita për ftesën e kryeministrit për takim?

Lajme
Kalo në kategori