LAJMI I FUNDIT:

Mehaj: ​Nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në vend

Mehaj: ​Nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në vend

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR, njësitet e zjarrëfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit tonë.

Mehaj ka thënë se “gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave”.


Për më shumë, postimi i plotë i ministrit Mehaj:

“Qytetarë të dashur,

Njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të vendosura në gjendje të gatishmërisë gjatë gjithë ditëve të kaluara, kanë mbështetur autoritetet civile për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga zjarret.

Pjesëtarë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkërendim me KFOR, njësitet e zjarrfikësve të komunave, Policinë e Kosovës, si dhe institucionet tjera, kanë arritur që të vënë nën kontroll pothuajse të gjitha vatrat e zjarrit në territorin e vendit tonë.

Gjatë ditëve në vijim, njësitet e FSK-së do të vazhdojnë të bëjnë vëzhgimin e terrenit si dhe vlerësimin e situatës në vendin tonë, me qëllim reagimin në kohë për shpëtimin e jetëve të njerëzve, pasurisë së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave.

Edhe njëherë apelojmë te të gjithë:

Mos hidhni cigaret e ndezura në mjedise të hapura.

Mos digjni barin, bimësitë e ulëta dhe plehrat në ambiente të hapura, në mjedise urbane apo në sipërfaqet e punueshme në afërsi të pyllit.

Mos ndizni skarën në mjedis të hapur, në afërsi të pyllit ose në afërsi të barit dhe degëve të thata.

Shmangni punimet në vende të hapura, pasi ato mund të shkaktojnë zjarr.

Mos hidhni mbeturinat në pyll ose në afërsi të pyllit sepse ekziston mundësia e vetëndezjes.

Mos pini duhan gjatë korrjes së të mbjellave.

Respektoni shenjat e ndalimit të hyrjes në fushat me rrezik të lartë nga zjarri.

Denonconi keqbërësit te autoritetet përgjegjëse.

Kujdesi juaj, ndihma më e madhe për ne”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori