LAJMI I FUNDIT:

Meha në pushime, në pikëpyetje mbajtja e tryezës (Video)

Meha në pushime, në pikëpyetje mbajtja e tryezës (Video)

Ideja e deputetit Shpejtim Bulliqi, e mbështetur nga se paku 24 deputetë për organizimin e një tryeze për çështjen e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës, ka pak gjasa të realizohet.

Kjo për faktin se kryetari i Komisionit Shtetëror për demarkacion me Malin e Zi, Murat Meha ndodhet jashtë vendit.


Vet Meha në një përgjigje të shkurtër për televizionin e ka konfirmuar se nuk ndodhet në Kosovë.

Ndërsa në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, nuk kanë treguar se deri kur Meha është në pushim vjetor.

“Murat Meha është në pushim vjetor, të drejtë këtë që e ka të rregulluar me Ligjin për Shërbyes Civil. Rrjedhimisht edhe përgjigje në pyetjet tuaja ne në AKK nuk kemi”, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të kësaj agjencie.