LAJMI I FUNDIT:

Megjithëse në burg shtëpiak, Vlladimir Taleski vazhdon të udhëheq me komunën e Manastirit

Megjithëse në burg shtëpiak, Vlladimir Taleski vazhdon të udhëheq me komunën e Manastirit

Përderisa opozita në komunën e Manastirit konteston akvititetet e kryetarit Vlladimir Taleski, ky i fundit nuk ndalet me udhëheqjen e komunës, edhe pse është në burg shtëpiak, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga shtëpia e tij, Taleski ka shpallur konkurs për zgjedhjen e drejtorit të ndërmarrjes publike komunale ”Niskogradba”, konkurs që do të zgjatë deri më 9 shtator.


Në lidhje me aktivitetin e kryetarit Taleski, këshillkomuna e tarja e OBRM-Popullore-së e ka akuzuar drejtorin e tanishëm të kësaj ndërmarrje, Kire Kërstevski, për emërim të paligjshëm të tij në këtë pozitë.

Ajo i është drejtuar edhe PSP-së, Gjykatës themelore Shkupi 1, Gjykatës së Apelit dhe Komisionit juridiko-ligjor të kuvendit të Maqedonisë, për të sqaruar nëse Taleski ka të drejtë që nga burgu shtëpiak të udhëheqë me komunën. Asnjë përgjigje nuk ka ardhur deri tani nga këto institucione./Telegrafi/