LAJMI I FUNDIT:

Megjithëse mban në qafë varësen e Luizit, Kiara thotë se dhurata e saj e preferuar është një varëse që ia ka dhuruar tjetërkush

Megjithëse mban në qafë varësen e Luizit, Kiara thotë se dhurata e saj e preferuar është një varëse që ia ka dhuruar tjetërkush

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy prej konkurrentëve më të përfolur të shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Dyshja të cilët tashmë rrugëtojnë si çift në këtë aventurë, janë kthyer prej kohësh në personazhet më të dashur të publikut në rrjetet sociale.

Gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, Luizi madje edhe i kishte dhuruar Kiarës varësen e tij të kryqit si dhuratë dashurie ndaj moderatores së njohur shqiptare.


Mirëpo mesa duket jo nuk është varësja e preferuar e Kiarës, pasi në një bisedë të bërë së fundmi me Oltën në ambientet e shtëpisë, ajo ka rrëfyer se dhurata e preferuar e saj mbetet një varëse tjetër.

Megjithëse kishte varësen e Luizit në qafë, Tito u shpreh se dhurata më e mirë që kishte marrë në jetë ishte një varëse në formë zemre.

Ajo nuk e bëri të ditur personi nga i cili e ka marrë këtë dhuratë, megjithatë fansat e Luizit e kanë shprehur hapur në komente zhgënjimin e tyre lidhur me këtë deklaratë të moderatores.

Fakti që ajo nuk e cilësoi si dhuratën më të mirë varësen që Luizi ia ka dhuruar, shumë prej fansave i janë drejtuar asaj duke i komentuar se ajo vlerëson gjërat materiale dhe jo shpirtërore. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Mirdon Pacolli i jep fund beqarisë

Magazina
G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

G Bani ngre dyshime ndaj Gjestit për favorizime dhe akses në informacione nga jashtë në BBVA

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Nominimi Livia-Loredana - përflitet për një shkëmbim të mundshëm banorësh të shtunën mes BBVA dhe Grande Fratello

Magazina
Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Vserlo shpërthen në lot: Livia e rrugës të më përmend nënën që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që kishte

Magazina
Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Magazina
Kalo në kategori