E bukur, me portret të ëmbël dhe parametrat fizik të modeles, ajo është “zbulimi” më i ri në botën e modelimit…
21 vjeçarja që e nisi karrierën plot gjashtë vite të shkuara, kur edhe u pikas nga agjenti i modës së Victoria’s Secret, është sot pjesë e seteve fotografike me të mirënjohurin Fadil Berisha. Po hedh hapat e duhur në “tokën e premtuar”, në kërkim të famës dhe drejt një karriere në ngjitje në skenën ndërkombëtare. Ju prezantojmë, Megi Ndokaj.
Puantet kanë qenë ndër të parat dhurata me të cilat është mikluar qysh fëmijë… Duke rendur pas së ëmës, modelit të cilit rëndom bijat synojnë t’i afrohen me kalimin e viteve, Megi Ndokaj nuk mund të ishte jashtë skenës së baletit, ku edhe u mbrujt me dëshirën për të qenë një balerinë profesioniste. Nga auditorët e fakultetit tek sprovat për të merituar nivelet e një profesionisteje ajo rreket të jetë pjesë e dy botëve: baletit dhe modelimit, kjo e fundit si “shtyllë kurrizore” e pasioneve të qenësishme të saj, duke synuar vazhdimisht ekranin dhe pasarelat e modës. Mundësia e artë, tanimë i ka trokitur, dhe ajo nuk mund të mos ndihet ë privilegjuar.
“Modelingu është një “zonë e lirë” për mua, ku mund të shprehem pa drojë për gjithçka është bashkëkohore. Por, profesioni im është koreografia, një fushë shumë e gjerë artistike dhe ku unë arrij një sintezë perfekte midis punës dhe sotisfaksionit, midis klasikes dhe modernes, midis reales dhe surreales. Aty mund të shpreh Megin krijuese, të brendshmen dhe shpirtëroren, të padukshmen dhe të ndjeshmen”, thotë ajo.
Studentja e vitit të tretë në Universitetin e Arteve, është për të dytin vit radhazi pjesë e trupës së balerinave që performojnë në formatin e “Së dielës Shqiptare”, në Tv Klan dhe kjo është një nga ato stadet stimuluese, ashtu si përvoja tek “Kënga Magjike”, ku Megi Ndokaj ka performuar si balerinë për tre vite me radhë. Janë motivim i fortë për të mbërritur në stade të tjera profesionale, të suksesshme sakaq, sepse baleti për të është materia shpirtërore pa të cilin nuk mund të hedhë asnjë hap në sferën profesionale. Duket se kanë qenë këto eksperienca, trampolina e duhur që ajo të shfrytëzojë ekranin për një tjetër botë që e ka mrekulluar në krye të herës.
Është bota e modelimit, ku ajo aspiron të jetë vërtetësisht pjesë e saj, si imazh, apo si modele për brende të ndryshme. Minuta fatlume i ka shndritur në moshën 15 vjeçare, kur gjatë një udhëtimi me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo u pikas nga një agjent i “Victoria’s Secret”, i cili i ofroi mundësinë që pse jo, ajo të tentonte me gjithë të dhënat e saj fizike të ishte pjesë e sesioneve fotografike profesionale, aty, por edhe gjetkë. Kaq mjaftoi!
Marrëdhënia me objektivin e aparatit fotografik, veshjet gjithçka në harmoni për t’u magjepsur nga një tjetër botë po kaq grishëse, sa ishte ajo e modës. Do të ishte takimi me të famshmin Fadil Berisha, i cili njihet tanimë për promovimin që u bën fytyrave të reja të modeleve shqiptare, sidomos në arenën ndërkombëtare, dhe ndaj ai nuk u kursye për një tjetër angazhim të tij me Megin, e cila duket se e kish tërhequr si “magnet” që në bisedën e parë.
“Sesioni fotografik me Fadil Berishën, ishte gati si një surprizë që më fali New York-u. Ende ndjehem me fat dhe e privilegjuar për realizimin e tij. Profesionalizmi i Fadilit, më bëri të kuptoj akoma më mirë se si ka arritur deri aty dhe më motivoi të ofroj dhe unë maksimumin tim, duke e realizuar me sukses këtë pjesë të parë të një projekti që unë mendoj, do ketë disa nivele bashkëpunimi deri sa të arrijmë më të mirën që aspirojmë të dyja palët. Jam ende pa fjalë dhe e mrekulluar, ndaj dua ta falënderoj Fadilin për kurajon dhe pozitivitetin që më solli në shpirt. Ishte një nga momentet më të bukura të jetës sime”, thekson Ndokaj.
Por, rrugëtimi i saj drejt modelimit nuk ka ardhur dhe aq befasisht. Më herët, ajo ka qenë në disa kopertina revistash shqiptare si modele, dhe pjesë e projekteve të modës me stilisten Enada At’Nikolla. Endja mes dy botëve, baletit dhe modelimit me gjasë që do të ravijëzohet si duhet në ato terrene, ku 21 vjeçarja ndihet e plotësuar profesionalisht dhe e gatshme të japë maksimumin e saj. “Do përpiqem të krijoj sa më shumë përvojë, kryesisht me agjencitë e huaja të modës. E shoh veten të realizuar profesionalisht, të formuar artistikisht, me një eksperiencë të gjallë mbi skenë dhe me projekte dinjitoze në foto modelingu, pra me një background dinjitoz”, përfundon ajo. /Telegrafi/
Megi Ndokaj: “Elegance”
Foto: Fadil Berisha & Edvina Meta
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet gruaja më e kërkuar në Evropë - suedezja u quajt edhe "mbretëresha e kokainës"

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Gjykata e Bielefeldit urdhëron masën e paraburgimit për Berat Nimanin, e rëndojnë akuza të mëdha

Zyra e Kryeministrit me letër drejtuar Gjykatës Themelore: Kurti është i gatshëm për intervistim, Prokuroria nuk ka motiv ligjor por politik

Trump ia ndërpreu fjalimin kryeministrit britanik në konferencën për shtyp: Mjaft, faleminderit

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet