Meghan Trainor vazhdon t’i mahnisë fansat me transformimin e saj të jashtëzakonshëm fizik.

Këngëtarja e hitit “All About That Bass”, 33 vjeç, u shfaq në Gala-në “Baby2Baby” 2025 në Los Angeles të shtunën mbrëma, e veshur me një fustan të bardhë të gjatë pa rripa nga Alin Le Kal.


Ajo e plotësoi pamjen si princeshë me doreza të bardha deri në bërryl dhe një varëse diamanti të shkurtër.

Shumë përdorues në rrjete sociale mbetën të mahnitur me transformimin e saj.

Në muajin mars, fituesja e çmimit Grammy zbuloi se kishte bërë implant dhe ngritje gjoksi, pasi kishte “sjellë në jetë dy fëmijë, dhe kishte filluar një mënyrë jetese më të shëndetshme, duke humbur po ashtu peshë”.

Një muaj më vonë, ajo ndau në Instagram se po përdorte Mounjaro, një ilaç kundër diabetit që tani përdoret edhe për humbje peshe, dhe se edhe bashkëshorti i saj, Daryl Sabara, po bënte të njëjtën gjë, pasi çifti “bëjnë gjithçka bashkë”.

“Kam punuar me një dietologe, kam bërë ndryshime të mëdha në stilin e jetesës, kam filluar të ushtrohem me një trajner dhe po, kam përdorur shkencën dhe mbështetjen (falë Mounjaro!) për të më ndihmuar pas lindjes së dytë”, u tha ajo ndjekësve të saj.

“Dhe jam shumë e lumtur që e bëra, sepse ndihem për mrekulli”.