LAJMI I FUNDIT:

Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq me një fustan mahnitës

Meghan Markle rikthehet në tapetin e kuq me një fustan mahnitës

Princi Harry dhe Dukesha Meghan janë rikthyer në tapetin e kuq.

Duka dhe Dukesha i Sussex u shfaqën në eventin e mbajtur në Salute to Freedom Gala, në New York, dje (e mërkurë).


Ngjarja, e cila paraqiti gjithashtu pjesëmarrës të profilit të lartë si Jon Bon Jovi, nderon gratë dhe burrat veteranë që shërbyen dhe luftuan për kombin.

Për mbrëmjen e rëndësishme, Meghan veshi një fustan mahnitës, me ngjyrë të kuqe të ndezur nga Carolina Herrera, i kompletuar me një dekolte të thellë, bisht të gjatë dhe bel të theksuar.

Pamjen Markle e kompletoi me taka me ngjyrë pak më të errët nga nga marka Giuseppe Zanotti.

Pamja e grimit të Dukeshës ishte e freskët, shkëlqyese dhe magjepsëse, me Meghan që zgjodhi theksimin e syve delikat, faqet e skuqura dhe flokët e saj të mbërthyer në një topuz elegant me nyje.

Princi Harry dukej bukur edhe për këtë mbrëmje, veshur me një kostum klasik të zi për ceremoninë speciale. Të dy Meghan dhe Harry mbanin karfica lulëkuqe të kuqe si një shenjë për Ditën e Përkujtimit të Mbretërisë së Bashkuar më 11 nëntor. /Telegrafi/