LAJMI I FUNDIT:

Meg Ryan po i rikthehet komedive romantike, u shmang prej vitesh për shkak të operacioneve plastike

Meg Ryan po i rikthehet komedive romantike, u shmang prej vitesh për shkak të operacioneve plastike
Foto: Getty Images

Meg Ryan, një nga mbretëreshat e komedive romantike, e cila u bë e famshme për rolet e saj në filmat “When Harry Met Sally” dhe “You’ve Got Mail”, i rikthehet zhanrit që e bëri atë yll për herë të parë në më shumë se 20 vjet.

Prej vitesh, aktorja nuk shfaqet në role të reja dhe këtë herë firmos skenarin dhe regjinë e filmit “What Happens Later”.

Meg luan Willa, e cila përfundon e bllokuar në aeroport në mes të një stuhie dëbore. Aty, pas shumë vitesh, takohet me dashurinë e dikurshme, të cilin do ta luajë David Duchovny (63 vjeç) dhe duke qenë se fluturimet janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, ai do të ketë mundësinë të kompensojë atë që ka humbur.


Përveç luajtjes së rolit kryesor, Ryan ka punuar në film edhe si regjisore dhe ka ndihmuar në shkrimin e skenarit.

Të gjitha lajmet nga Meg Ryan
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Meg Ryan

Komedia e fundit romantike në të cilën ajo u shfaq ishte “Kate & Leopold” e vitit 2001, pas së cilës vendosi të provojë veten në zhanre të tjera.

Foto: Getty Images

Ai vendim nuk doli më i zgjuari, sepse filmat që ajo realizoi mezi i kalonin fitimet prej 10 milionë dollarësh. Jo vetëm që filmat nuk u përcollën mirë me audiencën, por edhe kritikët i urrenin.

Ndërkohë, aktore si Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, Julia Roberts apo Sandra Bullock janë profilizuar si yje të komedisë.

Foto: Getty Images

Gjatë fillimit të viteve 2000, Meg Ryan u përfol se kishte tradhtuar Dennis Quaid (me të cilin ishte martuar për nëntë vjet) me Russell Croëe, me të cilin luajti në filmin “Proof of Life” (2000). /Telegrafi/

Foto: YouTube

Në trend Magazina

Më shumë

"Çka po këqyrë?" - sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Magazina

"Ishalla shihna me to në botën tjetër, vëllau jem pushofsh në paqe", fjalët emocionuese të Unikkatilit në varrimin e Mentor Palokaj

Magazina
Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Varroset Mentor Palokaj, Unikkatil i jep lamtumirën e fundit vëllait të tij

Magazina
Banorët të mërzitur, qajnë për

Banorët të mërzitur, qajnë për "largimin" e Gjestit nga Big Brother VIP Albania

Magazina
“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

“Po ja ‘ban’ gajlen Eglit a?”, pyeti Gjesti, Laertin - por ky i fundit nuk e kupton se çfarë po i thotë

Magazina
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

Kalo në kategori