LAJMI I FUNDIT:

Mediumet greke: Shqiptarët rol vendimtar në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Mediumet greke: Shqiptarët rol vendimtar në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

Ndonëse pa shumë jehonë, mediumet greke i kanë pasqyruar zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Disa të përditshme të shtypit helen i kanë kushtuar vëmendje rolit, sipas tyre, vendimtar të shqiptarëve në balotazh.

Opinioni dhe media greke i ka përcjellë zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, përgjithësisht si një ngjarje të zakonshme të aktualitetit ndërkombëtar.


Ndërkaq, televizioni publik ERT ka qenë më aktiv në mbulim, me lidhje të drejtpërdrejta disa herë gjatë të dielës, por edhe të hënën, shkruan AbcNews.

Mjaft prej gazetave greke të ditës i kanë pasqyruar në faqen e parë zgjedhjet, duke i mëshuar sidomos pjesëmarrjes së ulët në procesin e votimit.

Vetëm dy prej këtyre gazetave, janë thelluar disi më tepër, duke theksuar rëndësinë që do të ketë në balotazh roli i faktorit shqiptar në përgjithësi, por edhe i dy partive opozitare, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët.

“Kathimerini” nënvizon në një koment të vetin, që po qe se balotazhi dështon, atëherë të fituar të përkohshëm do të jenë shqiptarët. “Sepse do të kenë për herë të parë një president republike nga radhët e tyre, përderisa sipas kushtetutës, kryetar i shtetit deri në zgjedhjet e reja do të jetë kryetari i parlamentit, pra Talat Xhaferi.

Mirëpo e përditshmja tjetër “Ta Nea”, vlerëson që kjo do të mund të jetë një zgjidhje problematike, pasi mund të nxisë tensione ndëretnike.

Gjithsesi, “Ta Nea” thekson që Xhaferi në karrigen e presidentit të republikës do të mund të dekretojë marrëveshjen e Prespës, si dhe ndryshimet e kushtetutës, që presidenti aktual, Gjorgje Inavov, i refuzon.

Në trend Lajme

Më shumë
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Moti i keq nxjerr në bregdet grumbuj me mbetje plastike në Durrës, ndotja e mjedisit problem për qytetin turistik

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Sveçla: Dejan Jankoviq është dërguar në paraburgim për 48 orë

Lajme
“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

“Deri kur?”, Shqiprim Arifi dënohet nga Gjykata e Vranjës me rreth 500 euro për vendosjen e flamurit kombëtar në selinë e partisë

Lugina
Kalo në kategori