LAJMI I FUNDIT:

Mediu: Rusia dhe droga po trazojnë Ballkanin

Mediu: Rusia dhe droga po trazojnë Ballkanin

Në Komitetin e Sigurisë u zhvillua Forumi i Dytë për Terrorizmin dhe Sigurinë Kibernetike me iniciativë të senatorit Jim Inhofe dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu

Në këtë takim morën pjesë senatori Mike Rounds, senatori Mike Perdue, kongresmeni John Ratcliffe, kongresmeni Robert Aderholt si dhe James Carafano, një nga njerëzit kryesor për sigurinë në ekipin e tranzicionit të Presidentit Trump.


Pjesë e këtij forumi ishin përfaqësues nga pothuaj gjithë vendet e Ballkanit, anëtarë të Bundenstagut, Parlamentit Evropian dhe Austrisë.

Në këtë takim të drejtuar nga senatori Inhofe dhe Mediu, në emër të Shqipërisë foli ish-kryeministri Majko, ndërkohë që një tjetër i ftuar nga Shqipëria ishte edhe deputeti Astrit Veliaj.

Mediu parashtroi në fillim të takimit situatën e vështirë në Ballkan, provokimet dhe tensionet etnike, ndërhyrjen ruse, pretendimin e saj për të ndërtuar një aleancë ushtarake në Ballkan për t’ju kundërvënë zgjerimit të NATO-s.

Situata në vendet e Ballkanit është shqetësuese përveç problemit të “foreign fighters” dhe kthimit të tyre, situata e krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikut të drogës e bën problemin më prezent dhe shqetësues.

Mediu theksoi po ashtu se situata në Shqipëri dhe mungesa e vullnetit të qeverisë po vendos në rrezik serioz zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat janë vendimtare për Shqipërinë.

Të gjithë folësit theksuan nevojën e bashkëpunimit rajonal dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe njohjen dhe marrjen e masave kundër “Cyber threat”.

Senatorët dhe kongresmenët, si dhe Carafano shprehën gatishmërinë për bashkëpunimin konkret dhe angazhimin e administrates Trump në këtë marrëdhënie.‎ /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori