LAJMI I FUNDIT:

Medikamentet e zakonshme që përdoren për të trajtuar dhimbjen mund të shkaktojnë dhimbje kronike, zbulon një studim i ri

Medikamentet e zakonshme që përdoren për të trajtuar dhimbjen mund të shkaktojnë dhimbje kronike, zbulon një studim i ri

Dhimbja kronike është një ankesë e përhapur në të gjithë botën.

Po aq të përhapura janë edhe trajtimet e ofruara për të lehtësuar dhimbjen. Ilaçet anti-inflamatore dhe steroidet rekomandohen në mënyrë rutinore dhe kanë qenë për dekada të tëra.

Megjithatë, kërkimet e reja kundërshtojnë këtë ortodoksi, duke sugjeruar që, në vend që të lehtësojnë dhimbjen, këto trajtime të zakonshme rrisin shanset për të zhvilluar dhimbje kronike.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti McGill dhe kolegët në Itali, vë në pikëpyetje praktikat konvencionale të përdorura për të lehtësuar dhimbjen. Rimëkëmbja normale nga një dëmtim i dhimbshëm përfshin inflamacionin dhe bllokimin e atij inflamacioni me ilaçe mund të çojë në dhimbje më të vështira për t’u trajtuar.

Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike
Lexo po ashtu Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike

“Për shumë dekada ka qenë praktikë standarde mjekësore për të trajtuar dhimbjen me ilaçe anti-inflamatore. Por ne zbuluam se ky rregullim afatshkurtër mund të çojë në probleme afatgjata”, tha Jeffrey Mogil, një profesor në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin McGill dhe EP Taylor Chair në Studimet e Dhimbjes.

Si arritën studiuesit në këtë përfundim?

Në studimin e publikuar në Science Translational Medicine, studiuesit shqyrtuan mekanizmat e dhimbjes si te njerëzit ashtu edhe te minjtë.

Ata zbuluan se neutrofilet – një lloj i qelizave të bardha të gjakut që ndihmojnë trupin të luftojë infeksionin – luajnë një rol kyç në zgjidhjen e dhimbjes.

“Në analizimin e gjeneve të njerëzve që vuanin nga dhimbja e shpinës, ne vëzhguam ndryshime aktive në gjene me kalimin e kohës tek njerëzit, dhimbja e të cilëve u largua. Ndryshimet në qelizat e gjakut dhe aktiviteti i tyre dukej të ishin faktori më i rëndësishëm, veçanërisht në qelizat e quajtura neutrofile”, tha Luda Diatchenko, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë, Fakultetin e Stomatologjisë dhe Kryetar i Kërkimit të Ekselencës së Kanadasë në Gjenetikën e Dhimbjes Njerëzore.

“Neutrofilet dominojnë në fazat e hershme të inflamacionit dhe krijojnë terrenin për riparimin e dëmtimit të indeve. Inflamacioni ndodh për një arsye dhe duket sikur është e rrezikshme të ndërhysh në të”, tha profesor Mogil, i cili është gjithashtu anëtar i Qendrës Alan Edwards për Kërkimin mbi Dhimbjen së bashku me Profesor Diatchenko.

Bllokimi eksperimental i neutrofileve tek minjtë e zgjati dhimbjen deri në dhjetë herë më shumë se kohëzgjatja normale.

Këto gjetje mbështeten gjithashtu nga një analizë e veçantë e 500 mijë njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar që tregoi se ata që merrnin ilaçe anti-inflamatore për të trajtuar dhimbjen e tyre kishin më shumë gjasa të kishin dhimbje dy deri në dhjetë vjet më vonë, një efekt që nuk shihet tek njerëzit që merrnin acetaminofen ose anti-depresivë.

Implikimet

“Gjetjet tona sugjerojnë se mund të jetë koha për të rishqyrtuar mënyrën se si trajtojmë dhimbjen akute. Për fat të mirë, dhimbja mund të zhduket në mënyra të tjera që nuk përfshijnë ndërhyrjen në inflamacion”, tha Massimo Allegri, një mjek në Spitalin Policlinico të Monzas në Itali dhe Ansamble Hospitalier de la Cote në Zvicër.

“Ne zbuluam se zgjidhja e dhimbjes është në fakt një proces aktiv biologjik”, tha profesor Diatchenko. Këto gjetje duhet të ndiqen nga provat klinike që krahasojnë drejtpërdrejt medikamentet anti-inflamatore me qetësuesit e tjerë të dhimbjes që lehtësojnë dhimbjet, por nuk pengojnë inflamacionin”. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Ngritja e bilirubinës në gjak: Çfarë do të thotë dhe si ndihmohet?

Shëndetësi
Kalo në kategori