LAJMI I FUNDIT:

Mediat serbe: Vuçiq “ruan” sigurinë nacionale me Radoiçiqin që kërkohet nga policia si anëtar i një bande kriminale

Mediat serbe: Vuçiq “ruan” sigurinë nacionale me Radoiçiqin që kërkohet nga policia si anëtar i një bande kriminale

Krahas mbledhjes “dramatike” të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të cilën e mbajti të martën, Aleksandar Vuçiq ka pasur një takim edhe me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova. Në mesin e tyre ishte edhe Milan Radoiçiq  – që është në listën e zezë të amerikanëve si anëtar i një grupi të organizuar kriminal.

Edhe pse nën sanksionet e SHBA-së dhe i ndjekur penalisht nga policia e Kosovës, Radoiçiq është njëri nga përfaqësuesit më të shquar të delegacionit politik serb nga Kosova.


Ky biznesmen kontrovers njihet edhe si një nga financuesit kryesorë të Listës Serbe, satelit i Partisë Progresive Serbe në Kosovë. Ai dikur ishte në listën e të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por arriti t’u ikte forcave policore të Kosovës, duke shkuar në Serbinë qendrore, raporton nova.rs.

Më vonë, Vuçiq personalisht e liroi nga akuzat për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se kishte kaluar një poligraf.

Radoiçiq, i përkëdheluri i autoriteteve në Beograd, nuk i shpëtoi sanksioneve të Shteteve të Bashkuara në fund të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Në shpjegimin e sanksioneve thuhej se ai ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal që korruptonte zyrtarët e sigurimit të Kosovës dhe Serbisë për t’u mundësuar tregtimin e narkotikëve, armëve dhe transferimin e parave.

Edhe administrata amerikane iu referua vrasjes së Ivanoviqit, duke theksuar se ky grup i organizuar kriminal akuzohet për përfshirje në vrasje.

“Veselinoviq, Milan Radoiçiq, Zhelko Bojiq dhe Marko Rosiq janë të gjithë të përfshirë në aktakuzë për vrasje dhe secili ka pasur rolin e tij në atentat, përkatësisht në ndërmarrjen kriminale”, thuhet ndër të tjera në sqarim.

Të gjitha reagimet pas vendimit të SHBA-së për sanksionet amerikane ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij
Lexo po ashtu Të gjitha reagimet pas vendimit të SHBA-së për sanksionet amerikane ndaj Veselinoviqit dhe grupit të tij

Kryetari i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, Pavle Grboviq, tha se takimet e Vuçiqit me Radoiçiqin kanë qenë edhe dëshmi e lidhjes së shtetit me krimin e organizuar.

“Milan Radoiçiq nuk është përfaqësues i serbëve nga Kosova, por krahu kriminal i SNS-it në Kosovë, e cila me pretendime të pamerituara e quan veten ‘Lista e Serbëve’. Është evidente se ajo ka bekimin e autoriteteve në Beograd, përkatësisht të Aleksandër Vuçiqit, i cili, për shkak të mbijetesës së tij në pushtet, nuk heziton të bashkëpunojë hapur me persona nga mjedisi kriminal”, ka thënë Grboviq.

Milan Radoiçiq është duke u kërkuar prej policisë së Kosovës për shkak të përfshirjes në rastin “Brezovica”.

“Radoiçiq dyshohet për kanosje gjatë procedurës penale, siç dyshohet për pengim të dëshmitarëve duke i frikësuar që të mos dëshmojnë”, ka thënë në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Sesa në pozitë të vështirë është Vuçiq, tregojnë edhe këto imazhe - ai kërkon vota edhe në Bosnje-Hercegovinë
Lexo po ashtu Sesa në pozitë të vështirë është Vuçiq, tregojnë edhe këto imazhe - ai kërkon vota edhe në Bosnje-Hercegovinë

Ndryshe, në aksionin e koduar “Brezovica”, më 21 dhjetor 2021, policia arrestoi 10 persona, mes të cilëve edhe Bratislav Nikoliqin, ish-kryetarin e Shtërpcës. Në mesin e të arrestuarve ishin tetë nga Ferizaj dhe dy nga Prishtina.

Policia e Kosovës e ka shpjeguar këtë veprim me luftën kundër krimit në ndërtim. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Huliganët në Beograd rrahën për vdekje vëllain e zëvendës-presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Huliganët në Beograd rrahën për vdekje vëllain e zëvendës-presidentit të Qeverisë së Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës

Serbia
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Ligjvënësi amerikan, Tajvanit: Armët po vijnë

Ligjvënësi amerikan, Tajvanit: Armët po vijnë

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Zelensky: Na lejoni të godasim objektivat brenda Rusisë

Botë
Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Kishte rreth 200 njerëz brenda – momenti i sulmit të qendrës tregtare në Kharkiv të Ukrainës, nga i cili mbetën disa të vdekur

Botë
Kalo në kategori