LAJMI I FUNDIT:

Mediat në Maqedoni raportojnë ndryshe për ngjarje të njëjta

Mediat në Maqedoni raportojnë ndryshe për ngjarje të njëjta

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale ka realizuar një hulumtim në lidhje me raportimin e mediave në Maqedoni. Rezultatet të cilat i prezantoi kjo Agjenci tregojnë se 62.71% e të anketuarve janë të mendimit se mediat shpesh raportojnë ndryshe njëra me tjetrën për ngjarje të njëjta, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Përqindja më e madhe e të anketuarve apo 62,71%, janë përgjigjur se shpesh kanalet televizive informojnë në mënyrë të ndryshme për ngjarje të njëjta. Ndërsa 22,85% janë përgjigjur se ata informojnë vetëm ndonjëherë në mënyrë të ndryshme dhe vetëm 10, 97% janë përgjigjur se shumë rrallë kanalet televizive informojnë në mënyrë të ndryshme për ngjarje të njëjta”, deklaroi hulumtuesja në terren, Nadezhda Pop Kostova.


Në këtë drejtim nuk qëndrojnë shumë më mirë as radio-stacionet, ku 41.96% e të anketuarve janë përgjigjur se shumica e tyre gjithashtu raportojnë në mënyrë të ndryshme për ngjarje të njëjta.

Edhe tek web faqet e ndryshme kryeson mendimi i qytetarëve se ata raportojnë në mënyrë të ndryshme për ngjarje të njëjta edhe atë rreth 37.75%.

Për dallim nga mediat elektronike, tek mediat e shkruara dominon perceptimi i qytetarëve se ata raportojnë ndonjëherë ndryshe për ngjarje të njëjta./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori