LAJMI I FUNDIT:

“Mediat në Maqedoni janë të pavarura në krijimin e programeve”

“Mediat në Maqedoni janë të pavarura në krijimin e programeve”

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) ka reaguar në lidhje me cenzurimin e emisionit “Kod” të gazetares Snezhana Lupevska, në Televizionin Telma.

Sipas kësaj agjencie, Zenzura në Kushtetutë është ndalesë, dhe se mediat janë të pavarura gjatë krijimit të politikave redaktuese.


ASHMAA-ja deklaron se mediat janë të pavarura në krijimin e programeve, kurse redaktori përgjegjës e udhëheq realizimin e përmbajtjeve që emitohen, dhe ai përgjigjet sipas ligjit.

Njiherit apelojnë që mediat të sigurojnë informim në kohë, objektiv dhe të paanshëm, dhe të mbajnë llogari për respektimin e standardeve gazetareske dhe etike, si edhe parimet./Telegrafi/